Marca”: Pepe, 2 javė pezullim
Gjesti i Pepes në El Clasico-n e Kupës së Mbretit ka ngjallur një reagim të ashpër në mbarë botën sportive, çka mund ta detyrojë klubin mbretëror të marrë masa ndaj mbrojtësit portugez.
Gazeta “Marca” parashikon 15 ditë pezullim për mbrojtësin, i cili, pavarësisht se kërkoi falje dhe e justifikoi gjestin ndaj Messit si të pavullnetshëm, duket se nuk do t’i shpëtojë “dorës së hekurt” të trajnerit.
Sipas gazetës, Jose Mourinho, i detyruar edhe nga presioni mediatik, nuk do ta thërrasë lojtarin për ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”, duke kërkuar të evitojë edhe zemërimin e tifozëve katalanas. Ndërkohë, Barcelona nuk ka pranuar ta çojë çështjen në Komisionin e Disiplinës. Driton-Toni / TeLajmi.com