Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Serbia shokohet nga fushata e Shakirės, Xavi, Neymar, Pique dhe Ferguson

Serbia shokohet nga fushata e Shakirės, Xavi, Neymar, Pique dhe Ferguson

  Publikuar: 20 Janar 2012, E Premte 12:42:52. E lexuar 278 herė
Serbia shokohet nga fushata e Shakirės, Xavi, Neymar, Pique dhe Ferguson

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Nė sajtin e RTS nė internet u shfaq njė lajm i cili ka tronditur komunitetin serb nė tėrė globit: Kėngėtarja Shakira, trajneri dhe menaxheri i Manchester United Alex Ferguson, futbollistėt e Barcelonės Pique dhe Xavi, kan dhėnė nėnshkrimin e tyre nė fanelėn nė pėrkrahjen tė kėrkesės "Pranoni Kosovėn FIFA dhe UEFA".

Për t′...i bërë gjërat edhe më keq për serbët, fanelën vetë në duart e tij e mbante Presidenti i FIFA - Sepp Blater! Ky lajm i tmerrshëm për serbët ngriti në Internet pakënaqësitë duke u kërcënuar për hakmarrje ndaj Barcelonës dhe United posa të ndodhen në Beograd, shkruajn mediat në Serbi.

Në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë “në Cyrih reporterët e radio televizionit te Serbisë informojnë se ka ndodhur një incident i paprecedent anti-serb. I pari u paraqit lojtari i Barcelonës Xavi duke nënshkruar fanelën në të cilën shkruan: "Pranojeni Kosovën në FIFA dhe UEFA," dhe pastaj kamerat kanë shënuar një moment kur këmishat janë nënshkruar publikisht nga këngëtarja Shakira, mandej Alex Ferguson që është menaxher i ekipit të futbollit Manchester United.

Për t’i qetësuar vizitorët e vet portali i RTS iu ka ofruar lexuesve të vet një shpjegim legjendar: gjoja se Xavi, Sir Alex dhe Shakira nuk e kanë ditur fare se çfarë përmban shkrimi në fanelë dhe edhe më shumë interesant e vëjnë në pikpytje se nëse e dinte Presidenti FIFA-s se çfarë mbanin në duart e tyre.

Në fund të këtij lajmi tragjik për serbët, transmeton portali i Tijanicit, siç e quajnë në Serbi: "Përndryshe që nga shpallja e pavarësisë Kosova është duke u përpjekur që të bëhet anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, por këto organizata dis aherë refuzuan kërkesën me arsyetimin se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Statuti i këtyre dy organizatave thotportali Tijanicit se anëtarë mund të jenë vetëm vendet që janë anëtare të OKB-së".



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com