Lorik Cana ka nisur fazėn e rikuperimit pas dėmtimit tė rėndė tė pėsuar nė Siena dhe kjo ka sjellė edhe shumė probleme aktivizimi pėr mesfushorin shqiptar qė do tė mungojė minimalisht edhe tre muaj.
I cilësuar si një nga blerjet më të mira në merkaton e verës për Lazion dhe një nga lojtarët me më shumë eksperiencë për aventurën e Europa League, Cana u aktivizua titullar në shumë ndeshje europiane.
Por mesfushori kuqezi nuk do ta çojë deri në fund aventurën kontinentale me skuadrën italiane, sepse ai nuk do të përfshihet në listën e Edy Rejas për fazën e dytë të evenimentit.
Vendin e Canës do të zërë mbrojtësi, Stankevicius. Listës i shtohet edhe sulmuesi uruguajan Alfaro që zë vendin e të larguarit Sculli.