Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Thaēi kėrkon garanci nga LSDM

Thaēi kėrkon garanci nga LSDM

  Publikuar: 19 Janar 2012, E Ejte 18:43:22. E lexuar 219 herė
Thaēi kėrkon garanci nga LSDM

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Lideri i PDSH-sė, Menduh Thaēi kėrkon garanci nga partia mė e madhe opozitare maqedonase LSDM, nė rast tė njė bashkėpunimi opozitar midis bllokut politik shqiptar dhe atij maqedonas.

Kjo është theksuar nga e përditshmja "Dnevnik" në Shkup, e cila ka bërë të ditur për zhvillimin e një takimi midis kreut të PDSH-së dhe kreut të LSDM-së, Branko Cërvenkovski gjatë festave të ndërrimit të motmoteve, raporton Ina.

Nga PDSH konfirmohet takimi, por theksojnë se Thaçi ka kërkuar garanci nga Cërvenkovski për arritjen e një marrëveshje e cila do të respektohet dhe të ketë si bazë bashkëpunimin e spektrit politik shqiptaro-maqedonas. Por, nga PDSH shprehin mëdyshje se Cërvenkovski mund të jetë i rezervuar dhe të mos respektoj marrëveshjen me PDSH-në, për shkak të mundësisë së bashkëpunimit të sërishëm me BDI-në e Ali Ahmetit.

Në LSDM nuk komentojnë ndonjë bashkëpunim me PDSH-në, por ato janë optimistë për rigrupimin e opozitës maqedonase dhe shqiptare për rrënimin nga pushtetit të VMRO-DPMNE. Në kampin politik shqiptar deri tani është arritur një marrëveshje për bashkëpunim opozitar midis PDSH dhe RDK.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com