Galatasaray e dėshiron me ngulm nė skuadėr Xherdan Shaqirin. Skuadra turke po mundohet tė bėjė ēmos qė tė mos e lėshojė kėtė mundėsi tė artė, e cila i ėshtė ofruar nė afatin kalimtar tė janarit.
Galatasaray nuk po heq dorë nga Xherdan Shaqiri, edhe pse Baseli e ka refuzuar ofertën e parë. Klubi turk e ka ngritur në 12 milionë euro ofertën e re për mesfushorin kosovar. Ndërkohë, 20 vjeçarit i është ofruar një shumë e konsiderueshme prej 2,5 milionë eurosh në vit, karshi 650 mijë që i merr aktualisht.
Galatasaray e dëshiron me ngulm në skuadër Xherdan Shaqirin. Skuadra turke po mundohet të bëjë çmos që të mos e lëshojë këtë mundësi të artë, e cila i është ofruar në afatin kalimtar të janarit.
Gjiganti nga Stambolli kishte ofruar 10 milionë franga zvicerane (rreth 9 milionë euro) për shërbimet e mesfushorit kosovar, por ky propozim është refuzuar nga kampioni zviceran, Basel. Adrian Knup, zyrtar i klubit zviceran, ka konfirmuar se ideja e parë e turqve ka qenë e pamjaftueshme për Baselin.
“E di se Shaqiri pëlqehet nga Galatasaray dhe trajneri Fatih Terim. Ky klub e kërkon futbollistin që një kohë të gjatë. Galatasarayt po i shkojnë punët mirë aktualisht dhe dëshiron të përforcohet edhe më shumë. Mendoj se lojtarët si Shaqiri do të donin të transferoheshin në Galatasaray. Mirëpo, mund t’ju them se propozimi i parë ishte jo adekuat”, konfirmoi Knup i cili në të kaluarën ka luajtur në Galatasaray.
Sipas tij, klubi turk e ka përgatitur ofertën e dytë, me të cilën do t’i paraqitet Baselit. “Mendoj se Galatasaray do ta kërkojë një shans të dytë, duke e bërë një ofertë të re. Shaqiri është talent i madh dhe një lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Nëse arrijnë me një ofertë të parezistueshme, mendoj se Baseli mund ta ndërrojë mendjen, sepse futbollit kurrë nuk i dihet”, vazhdoi Knup.
Sipas mediave turke, Galatasaray planifikon t’i ofrojë 10 milionë euro, plus 2 të tjera nga bonuset, varësisht nëse ky ekip kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë vit. Ndërsa futbollistit do t’i ofrohet një kontratë e majme prej 2,5 milionë eurosh në vit. Në kontratën aktuale me Baselin, ai paguhet vetëm 650 mijë euro në vit.
Drejtuesit e Baselit kanë insistuar edhe njëherë se nuk e kanë ndërmend ta shesin futbollistin. Por, deri në fund të afatit kalimtar të janarit mund të ndodhë gjithçka.
“Siç e kemi thënë edhe më parë, Shaqiri është lojtar mjaft i rëndësishëm për ne. Nuk duam ta shesim, por mund të ndodhë gjithçka deri më 31 janar. Nëse do të largohej, nuk duhet të jetë befasi për askënd”, deklaroi zëvendëspresidenti i Baselit, Bernhard Heusler.
Ndërsa ditë më parë edhe vetë Shaqiri, për të cilin ka interesim kanë shprehur klube të mëdha Premierliga, Serie A, La Liga e Bundesligës, kishte thënë se e admiron gjigantin turk.
Melo largohet, nëse Shaqiri shkon në Gallatë
Ndërkohë, mesfushori brazilian i Galatasarayt, Felipe Melo ka paralajmëruar se do të largohej nga ky ekip, nëse arrin Shaqiri. Ish futbollisti i Fiorentinës dhe Juventusit, me këtë rast, do ta shqyrtonte mundësinë të transferohej te rivali lokal, Fenerbahçe.
“Nëse Galatasaray nuk ka mundësi të më blejë përfundimisht, mua më duhet të kërkoj alternativa. Por, ndihem mirë në këtë vend, Turqia i ka kaluar pritjet e mia. Stambolli është një qytet ku dëshiroj të vazhdoj të jetoj. Nëse do të arrinte Shaqiri, Fenerbahçe mund të jetë një opsion për mua”, deklaroi 28 vjeçari i cili është i huazuar te ekipi verdh e kuq nga Juventusi, me të cilin ka kontratë der në vitin 2014.