Ish sulmuesi i Shkėndisė sė Tetovės, Mensur Kurtishi nuk do tė transferohert nė Spanjė, por nė dy vitet e ardhshme do tė luaj nė Kazakistan tek skuadra e FC Tobol, ish kampion i kėtij vendi.
“Pas një javë testimesh te Tobol arrita të bind drejtuesit e klubit që të bëhem pjesë e kësaj skuadre të njohur nga Kazakistani. Gjatë përgatitjeve në Turqi i zhvillova edhe dy ndeshje kontrolluese, në të fundit i shënova dy gola. Ishte ky takimi me Flamurtarin e Vlorës. Dhe, këto dy miqësore mjaftuan që unë të firmos me Tobolin.
Të martën në mbrëmje përfundimisht kam nënshkruar kontratën dyvjeçare. Jam i kënaqur që më në fund e tërë puna është kryer ashtu siç desha unë. Tash do të jem më i qetë dhe do të koncentrohem vetëm në futboll. Jam i kënaqur me kushtet që mi ofruan drejtuesit e klubit”, deklaroi Kurtishi për “Lajm”.
Ai më pas sqaroi rrjedhën e përgatitjeve deri para fillimit të kampionatit të ri në Kazakistan që nis më 3 mars.
“Të mërkurën e kemi edhe një miqësore kundër Dinamo Moskës. Në Antali do të qëndrojmë deri të dielën dhe pastaj do të kemi një javë pushim. Në Antali të Turqisë do të vijmë edhe dy herë dhe do të rrijmë nga dy javë. Kështu do të jetë itenerari ynë deri në fillim të sezonit të ri”.
Kurtishi, për Tobolin tha se bëhet fjalë për një klub shumë ambicioz, i cili drejtohet nga një trajner me eksperiencë, që për pesë vite ka udhëhequr CSKA Moskën, pastaj edhe Levskin bullgar. Ambiciet e tyre janë që të luftojnë për kreun e tabelës. 25-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për Parndorf, Magna, Al Taaëon e Al Shaab si dhe disa ndeshje për reprezentacionin e Maqedonisë.
Gjatë sezonit të kaluar Kurtishi ishte pjesë e Shkëndijës nga Tetova.