Sėrish Barcelona, ndėrsa mallkimi pėr Mourinhon vazhdon! Ekipi i Guardiolės fitoi duke pėrmbysur rezultatin 2-1 ndaj Realit tė Madridit, nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Kupės sė Mbretit.
Fillimisht madrilenët kaluan në avantazh me anë të Cristiano Ronaldos (11’) në pjesën e parë, por katalanasit treguan dhëmbët në të dytën kur Puyol (49’) dhe Abidal (77’) bëjnë rolin e sulmuesit dhe përmbysin gjithçka.
Kjo ishte klasikja e parë mes dy gjigandëve spanjollë, nga dy që do të luhen në fazën çerekfinale të Kupës së Mbreti.
Takimi i kthimit do të luhet një javë më pas në Camp Nou.