Skuadra e Milanit u kualifikua pėr nė ēerekfinalet e Kupės sė Italisė duke mundur me vėshtirėsi Novarėn 2-1, pas kohės shtesė.
Nëntëdhjetë minutat e kohës së rregullt të lojës kanë përfunduar në barazim 1-1 me gola nga El Shaarawy në të 24’ dhe Radovanoviç, që u hapi punë milanezvëve në minutën e 88-të.
Pato shënoi golin vendimtar në minutën e 100-të, por autorit të golit iu desh të linte lojën pas pak minutash për një problem të ri fizik.
Në raundin e ardhshëm skuadra e Allegrit do të përballet me ekipin e Lazios.