Pakistani porositi pėrfaqėsuesin special amerikan, Mark Grosman se pėr momentin nuk ėshtė e mundur ta vizitojė Islamabadin.
Zyrtar i lartë i qeverisë pakistaneze nuk shpjegon shkakun e këtij hapi. Grosman këtë javë duhej t’i vizitonte Afganistanin dhe Katarin. Marrëdhëniet mes Islamabadit dhe Uashingtonit janë në nivelin më të ulët gjatë disa viteve të fundit pas 26 nëntorit, kur pas një sulmi ajror të NATO-s mbetën të vrarë 24 ushtarë pakistanez. Marrëdhëniet me tension mes SHBA-së dhe Pakistanit kërcënojnë vënien e paqes në Afganistanin fqinj.