Nė oborrin e Shtėpisė sė Bardhė ėshtė hedhur njė bombė me gaz lotsjellės. Presidenti Obama nė atė kohė nuk ka qenė nė rezidencėn e tij. Me bashkėshorten e tij Mishel po festonin ditėlindjen e 48-tė saj nė njė restorant nė afėrsi. Supozohet se bombėn e ka hedhur ndonjė nga demonstruesit e lėvizjes “Okupo” tė cilėt gjatė incidentit ishin grumbulluar para Shtėpisė sė Bardhė.
“Vazhdojmė mė andej. Patjetėr t’u tregojmė kėtyre njerėzve se nuk i durojmė mė tepėr veprimet e tyre. Kjo ėshtė mėnyra jonė e veprimit. Ejani, ta bėjmė atė...”, d deklaroi njė demonstrues.
Nuk ka pasur të arrestuar, por shërbimet speciale i kishin detyruar demonstruesit ta lëshojnë territorin. Protestat ishin thirrur nën moton “Okupo Kongresin”. Organizatorët kishin shpresuar se në protesta do të marrin pjesë të paktën 10 mijë protestues, por, sipas mediumeve amerikane, pjesëmarrja nuk ka qenë aq e madhe. Mediumet lokale njoftojnë se sipas hulumtimeve më të reja të opinionit publik, rreth 84 për qind e amerikanëve nuk e miratojnë punën e Kongresit.