Nė njė deklaratė pėr shtyp sot ambasadori Metju Nimic ka thėnė se ka takuar pėrfaqėsuesit veē e veē.
‘Të dyja palët prezantuan pozicionet e qeverive të tyre mbi çështjen e emrit siç qëndrojnë aktualisht”, thuhet në deklaratën e ambasadorit. Nimic thotë se diskutimet kanë qenë të dobishme dhe se janë fokusuar në mënyrën optimale për të çuar më përpara procesin në një mënyrë konstruktive. Nimic gjithashtu thotë se ka fituar bindjen se të dy qeveritë janë treguar të sinqerta në interesat e tyre për gjetjen e një zgidhjeje që do të jetë në përputhje të plotë me procesin e Kombeve të Bashkuara,. Duke pasur për bazë të këtë siguri, Nimic paralajmëron se do të vizitojë Shkupin dhe Athinën, për të vazhduar negociatat.