Protestat dhe grevat kundėr masave shtrėnguese tė Greqisė e kanė goditur sot sėrish kryeqytetin grek, Athinėn, nė njė kohė kur inspektorėt ndėrkombėtarė tė borxheve u kthyen pėr tė vendosur nėse reformat e vendit janė mjaft tė forta pėr tė siguruar njė shpėtim tė rėndėsishėm.
Zyrtarė nga Bashkimi Evropian, nga Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar, tė cilėt po japin hua pėr Greqinė, nė mėnyrė qė tė parandalohet falimentimi i saj, presin qė ta shtyjnė qeverinė drejt reformave mė tė shpejta, me kosto mė tė ulėt.
Rreth 10.000 njerëz morën pjesë në protestat në qendër të Athinës, lidhur me shkurtimet e mundshme në sektorin privat.
Grevat kundër masave shtrënguese në kryeqytet ndërprenë transportin publik dhe shërbimet e tjera.
Sindikata e gazetarëve gjithashtu e ka nisur një grevë 48 orëshe.
Policia tha se një oficer i veshur thjeshtë, nga njësia e anti-terrorizmit, ishte rrahur dhe plagosur rëndë nga një grup prej rreth 30 protestuesish, të cilët e morën pistoletën e tij. Përndryshe, protesta vlerësohet të ketë qenë paqësore.