Lajmi qarkullonte prej shumė kohėsh, por tashmė ēdo gjė ėshtė zyrtarizuar dhe ka marrė njė vėrtetėsi nė ēdo aspekt.
Alexander Merkel është sërish një lojtar i skuadrës së Milanit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Kuq e zinjtë kanë njoftuar akordin për rikthimin në shtëpi të mesfushorit gjerman me origjinë nga Kazakistani, pas gjashtë muajve që kishte kaluar tek Xhenova.
Merkel, i cili me teknikun Allegri kishte bërë dhe debutimin e tij të parë në Seria A, ka luajtur 6 ndeshje sezonin e kaluar dhe tashmë është rikthyer sërish tek Milani, por në formë huazimi, pasi pronësia e kartonit të lojtarit qëndron midis dy klubeve.