Seanca e Komisionit tė Ligjeve pėr ngritjen e komisionit hetimor pėr Nėnkryetarin e KLD-sė, Kreshnik Spahiu ėshtė zhvilluar me tensione. Kreu i Komisionit, Ilir Rusmali ka nxjerrė jashtė mbledhjes nėnkryetarin e KLD-sė, Kreshnik Spahiu, duke argumentuar se nuk ka respektuar procedurėn e komisionit pėr tė folur.
“Nuk lejohet të shkelet procedura me harbutëri. Nëse nuk i di rregullat se kush e drejton mbledhjen tek forumi juaj, por këtu i drejtoj unë. Mos dilni nga rendi i ditës, edhe unë kam shumë gjëra për të thënë për substancën, por do respektojë procedurën”, tha Rusmali.
Ndërkohë që Spahiu ka shprehur rezerva për zhvillimin e seancës në komision, duke deklaruar se nuk mund ti bëhet presion. “Në Kushtetutën nuk parashikohet shkarkimi nga Kuvendi i Nënkryetarit të KLD-së dhe as shkarkimi i anëtarit të KLD. Ju nuk mund të më bëni presion mua. Kushtetuta nuk lejon shkarkimit”, tha Spahiu.
Ndërkohë që Rusmali u shpreh se këto çështje do të diskutohen në komision. Një qëndrim të paqartë kanë mbajtur dhe deputetët e opozitës. “Si të hyj në substancë si të mos hyj, ky komision nuk mund të bëjë ligjin. Se çfarë keni ju me të është çështja juaj, ne jemi si opozitë për të dëgjuar procesin. Në nuk mund të heqim të drejtën për të folur”, tha Xhafa.