Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Pasi s’mė don Shkėndija, duhet tė gjej zgjedhje tjetėr

Pasi s’mė don Shkėndija, duhet tė gjej zgjedhje tjetėr

  Publikuar: 17 Janar 2012, e Marte 16:27:21. E lexuar 542 herė
Pasi s’mė don Shkėndija, duhet tė gjej zgjedhje tjetėr

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

‘Unė nuk e fsheh se dėshira ime ishte tė kthehem nė Shkėndijė, ku kalova vitet mė tė lumtura tė karrierės sime. Relacioni qė kam me publikun tetovar ėshtė diēka e veēantė pėr mua dhe kėtė do ta bart me vete deri nė vdekje. Pikėrisht pėr kėtė qėllim dėshiroja tė kthehem nė Shkėndijė, pasi nuk e shoh veten tė luaj kundėr Shkėndijės dhe kundėr tifozėve qė mė pėrkrahėn nė ēdo moment. Mirėpo duket se drejtuesit e klubit s’kanė nevojė pėr mua dhe pasi jetoj nga futbolli detyrohem tė kėrkoj zgjidhje tjetėr. Pėr momentin jam duke shqyrtuar disa oferta’, deklaroi me tjerash portieri Suat Zendeli.

Portieri shkupjan Suat Zendeli pas largimit nga skuadra rumune Petrolul Ploiesti, tani më një kohë është në Maqedoni në pritje të një angazhimi të ri. Ai edhe pse haptas shprehi dëshirën që nëse mbetet në Maqedoni do të dëshironte të kthehet te Shkëndija, megjithatë një gjë e tillë mbetet e pa realizueshme, për shkëk të mungesës së interesit nga drejtuesit e kampionëve në fuqi. ‘Unë nuk e fsheh se dëshira ime ishte të kthehem në Shkëndijë, ku kalova vitet më të lumtura të karrierës sime. Relacioni që kam me publikun tetovar është diçka e veçantë për mua dhe këtë do ta bart me vete deri në vdekje. Pikërisht për këtë qëllim dëshiroja të kthehem në Shkëndijë, pasi nuk e shoh veten të luaj kundër Shkëndijës dhe kundër tifozëve që më përkrahën në çdo moment. Mirëpo duket se drejtuesit e klubit s’kanë nevojë për mua dhe pasi jetoj nga futbolli detyrohem të kërkoj zgjidhje tjetër’, sqaroi Zendeli situatën në të cilën u gjet pas largimit nga Rumania. ‘Ika atje për të provuar diçka të re dhe duke pretenduar se gjërat do shkojnë mirë në drejtim të një hapi të madh në karrierën time. Mirëpo gjërat jo gjithmonë shkojnë si që duam ne dhe për këtë qëllim duhet të pajtohemi me gjithçka që na ndodh. Te Shkëndija konsideroja se kam një vend, duke parë se ky është klubi i zemrës sime dhe në të cilin arritëm të bënim atë që se kishte bërë askush më parë. E dij që edhe tifozët më duan, por s’mund të ndikojmë në vendimet e kryesisë. E vetmja që dua në këtë moment është që të gjithë ta dijnë se unë kisha vullnet për të ardhur në Shkëndijë, ndërsa askush nuk më kontaktoi. Normal do më vijë keq nëse një ditë do detyrohem të luaj kundër Shkëndijës, por jam profesionist dhe s’kam zgjedhje tjetër. Nëse ndodh kjo, dua mirëkuptim nga publiku që e dua dhe që janë shumë të rëndësishëm për mua. Kam familje të cilët varen nga unë dhe kafshatën e bukës e nxjerim nga futbolli’, shprehet ish-portieri i Shkëndijës, i cili duket se është shumë i lidhur emocionalisht me ekipin tetovar. Sa i përket të ardhmes, Zendeli sqaroi se për momentin është duke shqyrtuar disa oferta që kanë arritur në adresë të tij. ‘Jam ende i lirë, por kam disa obsione. Normal secili dëshiron të luajë jashtë, por megjithse egziston ky obsion, për momentin nuk është diçka konkrete. Kam ofertë nga një skuadër nga kampionati shqiptar, ndërsa gjithashtu dy klube vendore kanë shprehur interesim për të më angazhuar. Do shohim se di do të rrjedhin gjërat dhe ndoshta së shpejti do të mësojmë destinacionin tim të ardhshëm’, përfundoi Zendeli, i cili në Maqedoni përveç Shkëndijës, ka luajtur edhe për Slloga Jugomagnatin dhe Bashkimin e Kumanovës.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !
muhamed
vendi i i hunbur
shkendija nuk ashte klub qe patjeter duhet me u mar. ju zotri zendeli u larguat .dhe me siguri shkendijes i duashte te angazhoji portjer tjeter. tash nuk asht korekt me e lishu at portjer se ju jeni kthie. ju falimenderojim ate cka e keni bo me shkndijen sukses ne klubet kundrshtare te shkendijes. por mos haro se shkendija ashte numr 1 ne shqiptari. me tifozet e vet ,
tigri
mire se vin.
kur te kthehesh je i mireseardhur...


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com