Deputeti konservator britanik Aidan Burley ėshtė pushuar nga detyra e tij e sekretarit parlamentar nė Ministrinė e Transportit. Arsyeja e largimit nga detyra sipas “Daily Mail” ishin disa fotografi tė publikuara qė e paraqesin atė tė veshur nė njė uniformė tė ushtarėve nazistė.
Fotot janë realizuar në një festë lamtumire, e cila ka pasur për temë nazizmin. Partia ka bërë të ditur se politikani “është sjellë në një mënyrë jo korrekte dhe të gabuar” dhe si rrjedhojë ai është shkarkuar nga detyra e tij.
Kurse kryeministri David Cameron ka urdhëruar një hetim mbi sjelljen e Burley.
Ndërkohë që burime pranë politikanit kanë bërë të ditur për mediat britanike se Burley është penduar jashtëzakonisht shumë për sjelljen e tij.