Pas rikthimit tė Alomeroviē, drejtuesit e Shkėndijės janė nė kėrkim tė futbollistėve cilėsor, pėr tė pėrforcuar skuadrėn pėr stinorin pranveror.
Tashmë mësohet se kanë arritur marrëveshje edhe me një futbollist 24 vjeçar i cili pritet që ditën e mërkurë të arrijë në Tetovë ku do të nënshkruajë kontratë me klubin tetovar. Nga ana e klubit ende nuk bëhet e ditur se për cilin futbollist bëhet fjalë, por vetëm theksojnë se do të jetë një futbollist cilësor dhe se do të jetë zëvendësues i Ferhan Hasani i cili arriti të transferohejnë klubin e Wolfsburgut.
Në një deklaratë të dhënë për sport, Idriz Ibishi ka deklaruar se janë duke pritur që ditëve në vijim të vijnë edhe 2 futbollist nga sërbia , ku disa ditë me radhë do të testohen , dhe do të jepet pëlqimi për një transferim të mundshëm ose jo. Të mërkurën presim që në Tetovë të arrijë një futbollist nga Argjentina, ku menjëhet do të nënshkruhet kontratë me të. Flitet për një futbollist cilësor, i cili të njejtën ka dëshmuar në klubin e tij ku ka luajtur. Gjithashtu mbrenda disa ditëve do të vijnë edhe dy futbollistë sërb të cilët për disa ditë do të testohen nga stafi teknik, dhe nëse për të njejtë do të jepet pëlqim, atëherë do të nënshkruajmë kontratë, - deklaroi nënkryetari i Shkëndijës Ibishi, për sport të Maqedonisë.
Në merkaton dimërore, në Shkëndijë është rikthyer vetëm Kemal Alomerovic, i cili sezonin e kaluar gjithashtu në stinorin pranveror iu bashkangjit Shkëndijës, ndërsa nga skuadra u largua Ferhan Hasani drejt Wolfsburgut, si dhe Mensur Kurtishi , i cili nga disa media potencohet se është shumë afër nënshkrimit të një kontrate me skuadrën e ligës së dytë të Spanjës, Gimnastik. /TeLajmi.com/