Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Kryeministri i Ri me vėth tek veshi, Bosnia dhe Hercegovina

Kryeministri i Ri me vėth tek veshi, Bosnia dhe Hercegovina

  Publikuar: 16 Janar 2012, E Hene 10:49:51. E lexuar 90 herė
Kryeministri i Ri me vėth tek veshi, Bosnia dhe Hercegovina

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Sarajevė – Dhoma pėrfaqėsuese e Kuvendit parlamentar tė Bosnjė e Hercegovinės sot e zgjodhi ekonomistin Vjekosllav Bevanda pėr kryetar tė Kėshillit tė ministrave tė BeH-sė. “Pėr” zgjedhjen e Bevandės votuan 31 nga 36 deputetėt e pranishėm nė mbledhje, dy ishin “kundlr”, ndėrsa tre u pėrmbajtėn nga votimi. Dhoma pėrfaqėsuese e Kuvendit parlamentar tė BeH-sė numėron 42 anėtarė.

Me zgjedhjen e Bevandës i vihet fund krizës politike 15-muajshe në BeH, e cila akoma nuk ka qeveri qendrore nga zgjedhjet e mbajtura në tetor të vitit 2010.

Gjatë prezantimit të programit të vet para deputetëve, Bevanda theksoi se prioritete kryesore të qeverisë së tij do të jenë rritja e standardit jetësor të popullatës, sigurimi dhe stabiliteti dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarit dhe mjedisit jetësor.

“I vetëdijshëm për të gjitha rrethanat vështirësuese, e pranova kandidaturën (për kryeministër), si sfidë të posaçme dhe mundësi për t’iu vënë fundi rrjedhës politike negative e cila po i zhvleftëson sukseset e arritura deri më tani në ndërtimin e shtetit të Bosnjë e hercegovinës”, theksoi Bevanda. Ai theksoi se qeveria e tij do të ndërmarrë masa për t’i parandaluar apatinë dhe pakënaqësinë tek qytetarët dhe t’i kahëzojë forcat dhe energjinë drejt zgjidhjes sa më të shpejtë dhe të suksesshme të çështjeve më të rëndësishme për vendin.

Bevanda theksoi se Këshilli i ri i ministrave do të vazhdojë të punojë në drejtimin strategjik drejt integrimeve evropiane, që i konfirmoi Qeveria e kaluar.“Ajo është rruga e vetme qqë na çon drejt së ardhmes më të mirë”, theksoi Bevanda në ekspozenë e tij para deputetëve.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com