Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Bardhezinjtė barazojnė, fiton Lacio Super Kaljari, Juve ngadalėson nė shtėpi

Bardhezinjtė barazojnė, fiton Lacio Super Kaljari, Juve ngadalėson nė shtėpi

  Publikuar: 15 Janar 2012, E Dielle 22:25:12. E lexuar 65 herė
Bardhezinjtė barazojnė, fiton Lacio Super Kaljari, Juve ngadalėson nė shtėpi

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Juventusi ka ndalur hapin drejt titullit kampion, duke mos shkuar mė shumė se njė barazim 1-1 nė shtėpi kundėr Kaljarit. Bardhezinjtė kanė regjistruar kėshtu njė rekord tė ri, me 18 rezultate pozitive radhazi nė kampionat, megjithatė ritmi i tyre nuk bind edhe aq pėrsa i pėrket titullit. Nė 18 takime, ata kanė 10 fitore dhe 8 barazime, qė ndoshta mund tė ndikojnė jo pak nė klasifikimin pėrfundimtar. Ndeshja e sotme nisi nė mėnyrėn mė tė mirė pėr “Zonjėn e Vjetėr”, pasi Mirko Vuēiniē gjeti avantazhin nė minutėn e 7-tė.

Një kombinim spektakolar mes Marçizios e Lishtajnerit, nxorri të vetëm malazezin, që e depozitoi topin në rrjetë. Ndërkohë, në pjesën e dytë, Kosu riktheu barazpeshën pas vetëm 3 minutash, me një goditje të jashtëzakonshme nga kufijtë e zonës. Megjithë përpjekjet, Juventusi nuk mundi të gjente dot golin e fitores. Në minutat e fundit bardhezinjtë patën 2-3 mundësi të mira, me Del Pieron dhe Krasiç, që nuk arrijnë të trembin askënd. Ndërkohë, Lacio ka fituar 2-0 ndaj Atalantës në ndeshjen e parë të ditës, duke lënë pas disfatën 4-0 ndaj Sienës. Hernanes me penallti dhe Klose në minutat e fundit i dhanë triumfin skuadrës bardhekaltër, ndërsa bergamaskët e mbyllën takimin me 10 vetë. Ndërkohë, Fiorentina është mundur 0-1 në shtëpi nga Leçe, falë një penalltie të ekzagjeruar në pjesën e dytë, që u shndërrua në gol nga Di Mikele. Disfata bëri që tifozët e Fiorentinës të shpërthejnë në fund të takimit, duke bllokuar skuadrën brenda në stadium. Vetëm takimi me presidentin qetësoi turmën e xhindosur.

SERIA A
Katania-Roma (ndërprerë në 1-1)
Lacio-Atalanta 2-0
Çezena-Novara 3-1
Kievo-Palermo 1-0
Fiorentina-Leçe 0-1
Xhenoa-Udineze 3-2
Juventus-Kaljari 1-1
Parma-Siena 3-1
Milan-Inter
Nesër
Napoli-Bolonja
RENDITJA
Juventus 38
Milan 37
Udineze 35
Lacio 33
Inter 29
Roma 27
Napoli 27
Xhenoa 24
Kievo 23
Katania 22
Kaljari 22
Parma 22
Fiorentina 21
Palermo 21
Atalanta 20
Bolonja 18
Siena 18
Çezena 15
Novara 12
Leçe 12



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com