Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Skandali, FSHF-ja ndryshon rregullat nė mes tė sezonit

Skandali, FSHF-ja ndryshon rregullat nė mes tė sezonit

  Publikuar: 15 Janar 2012, E Dielle 21:52:06. E lexuar 152 herė
Skandali, FSHF-ja ndryshon rregullat nė mes tė sezonit

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

-Nuk kanė fund gafat e Federatės Shqiptare tė Futbollit lidhur me rregulloret, nė ndihmė tė ecurisė sė kampionatit. Dje, pas asnjė lloj iniciative nga ana e atyre qė prek direkt klube, lojtarė, trajnerė e zyrtarė, Komiteti Ekzekutiv nė FSHF ka miratuar uljen e disa gjobave dhe dėnimeve e njėkohėsisht ngritjen nė raste tė veēanta pėr incidente tė njėjta apo tė ndryshme qė mund tė ndodhin gjatė pjesės sė mbetur tė kėtij sezoni. Parė thjesht me syrin e njė teknicieni, nė parim duket se federata (KE-ja) ka vepruar drejt, por realisht njė vendim i tillė bie ndesh jo vetėm me Kodin e Drejtėsisė Sportive tė miratuar pikėrisht nga tė njėjtėt persona, por lė shkak edhe pėr shumė abuzime nga ana e Komisionit tė Disiplinės.

Vendimi - Në mbledhjen e djeshme janë miratuar, thënë fjalë për fjalë: “Ndryshime në gjobat dhe dënimet në rastet e shkeljeve sportive nga lojtarët apo nga zyrtarët e klubeve. Në parim disa nga gjobat e larta do ulen me rreth 50 për qind dhe në disa raste ato do të rriten edhe më shumë”. Po ku qëndron problematika në rastin konkret? Pikë së pari, nga federata nuk është publikuar se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë, pra në cilat raste do të ketë ulje të gjobave dhe dënimeve, pasi shikohen si mjaft të larta dhe në cilat raste do të ngrihen me qëllim që protagonistët (lojtarët, tifozët, trajnerët, zyrtarët e klubeve(të jenë në dijeni të asaj që do kenë si pasojë nëse thyejnë një rregull të veçantë. Së dyti, ky ndryshim lë shumë vend për abuzime pasi, të paktën ashtu sikundër i ka publikuar dje federata, nuk bëhet me dije se në cilat nene do të mbështetet një vendim i Komisionit të Disiplinës kur të japë një vendim mbi një rast/incident kontrate në kampionatin shqiptar. Së treti, në asnjë vend të paktën të Evropës nuk ndryshohen rregullat e lojës në mes të sezonit, pasi gjithnjë lë shkak për abuzime dhe për vendime të mëpasshme që mund të konsiderohen me dy standarde: për të njëjtin incident, vendime të ndryshme.
Problematika – Për ta dhënë edhe me shembull, nëse një klub si Skënderbeu është dënuar gjatë këtij sezoni tri herë nga Komisioni i Disiplinës me gjoba dhe pezullime, për të njëjtin incident një klub tjetër me këto ndryshime, brenda të njëjtit sezon mund të ndëshkohet më lehtë ose edhe më rëndë (varet se afër je federatës). Të gjitha këto vijnë edhe nga fakti se Komiteti Ekzekutiv dhe federata, jo vetëm që nuk kanë detajuar se ku do të bazohen anëtarët e Komisionit të Disiplinës (por më së shumti ku do të bazohen klubet) për dhënien e një vendimi, por e lënë abuzive vendimmarrjen pa publikuar as nenet që do hiqen apo do shtohen në Kodin e Drejtësisë Sportive.

KUNDËRSHTITË
1. FSHF-ja nuk ka publikuar se për çfarë ndryshimesh bëhen fjalë dhe për cilat raste do ketë ulje të gjobave dhe dënimeve dhe në cilat raste do rëndim në dhënien e dënimeve.

2. Nuk dihet se në cilat nene do të bazohet Komisioni i Disiplinës dhe ku do referohen klubet për rastet që do të merren në shqyrtim.

3. Ndryshimet krijojnë konfuzion pasi nuk mund të bëhen në mes të një sezoni.

4. Ndryshimet penalizojnë klube të veçanta, të cilat do paguajnë brenda një sezoni gjoba më të larta për raste analoge (për shembull për të njëjtat incidente që u ndëshkua Skënderbeu më parë, një klub tjetër, për të njëjtën gjë me këto ndryshime mund të paguaj shumë herë më pak).

Klubet “ngrenë supet”: Nuk jemi pyetur fare
Drejtuesit e klubeve të Superiores dhe Kategorisë së Parë pohojnë se nuk kanë dijeni lidhur me ndryshimet që Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë së fundmi për gjobat dhe dënimet. Sipas tyre, jo vetëm që në drejtim të tyre nuk ka pasur zyrtarisht asnjë lloj shkrese nga ana e federatës, por edhe gojarisht ose në biseda të ndryshme në ambientet sportive nuk është përmendur një fakt i tillë. Madje, disa prej tyre (Flamurtari, Kastrioti) pohojnë se me të tilla iniciativa “Vetë i propozoj dhe vetë i miratoj”, federata po e degdis futbollin shqiptar duke mos pyetur në asnjë moment të interesuar direkt për këtë gjë: klubet.
Flamurtari - “Nuk na kanë pyetur fare. Por në fund të fundit dihet tashmë se ata të federatës vetë vendosin dhe vetë vulosin, prandaj futbolli është në këtë gjendje. Po edhe ju si gazetarë mos ua vini kaq shumë veshin se ata për të mirën e klubeve mendojnë, prandaj edhe nuk na pyesin fare”, ka thënë shefi i klubit të Flamurtarit, Geri Çipi, duke përdorur jo pak sarkazëm e ironi në deklaratën e tij për “Panorama Sport”.
Kastrioti - Sakaq, edhe drejtuesit e Kastriotit të Krujës janë thuajse në të njëjtën linjë si vlonjatët, teksa pohojnë se nuk e kanë haberin se për çfarë po flitet dhe bëhet nga KE-ja.
Shkumbini - “Faktikisht, ne nuk kemi qenë dakord që në fillim të sezonit me gjobat dhe me rregulloren që pat vënë federata, por si atëherë edhe tani nuk na ka pyetur kush dhe ca më pak të merrnin parasysh mendimin tonë, ndaj nuk e kemi idenë se çfarë është bërë sot (dje) në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv”, ka pohuar shefi i klubit peqinas, Astrit Isaji.
Tirana - Kanë “ngritur supet” edhe te Tirana, Apolonia e Tomori shefat e klubeve duke u çuditur jo vetëm me ndryshimet e bëra në mes të sezonit nga federata, por edhe nga fakti se në asnjë rast nuk është marrë qoftë edhe një mendim lidhur me këto masa, të cilat lënë shkak për abuzim.
Apolonia - “Nuk kemi asnjë dijeni të ndryshimeve. Nuk na ka pyetur askush dhe realisht nuk kemi pritur ndonjëherë që federata të ketë pasur nevojë për mendimin tonë”, kanë pohuar drejtuesit e Tiranës, Apolonisë dhe Tomorrit. Besa & Luftëtari - Sakaq, edhe në Kategori të Parë ka një “black-out” informativ. Të pyetur nga “Panorama Sport”, drejtuesit e klubeve të Besës së Kavajës dhe Luftëtarit të Gjirokastrës kanë konfirmuar se nuk kanë pasur asnjë lloj njoftimi.

VENDIMET E KOMITETIT EKZEKUTIV
1. Ndryshime në gjobat dhe dënimet në rastet e shkeljeve sportive nga lojtarët apo nga zyrtarët e klubeve. Në parim disa nga gjobat e larta do ulen me rreth 50% dhe në disa raste do rriten dënimet.
2. Miratimi i Rregullores së Licencimit të Klubeve. Në këtë rregullore janë futur edhe rekomandimet e UEFA-s në lidhje me kriteret financiare që duhet të përmbushin klubet jo vetëm ato që marrin pjesë në Kupat e Evropës, por edhe ato që marrin pjesë në kompeticionet e organizuara nga FSHF-ja. Një rëndësi të veçantë iu kushtua kritereve të infrastrukturës, të cilat do bazohen edhe në një rregullore tjetër për licencimin e stadiumeve sipas kategorive përkatëse.
3. Miratimi i programit vjetor të kurseve dhe trajnimeve të organizuara nga FSHF-ja, për zhvillimin e kurseve për Drejtor Sportiv, trajnerë UEFA C, B, A, dhe trajnerë për futsallë.
4. Shqyrtimi i kërkesës së KF Prishtina për pjesëmarrje në kampionatin e Kategorisë Superiore. Komiteti e mbështet si ide, por duhet parë shumë gjerë jo vetëm nga ana juridike, por edhe nga ajo institucionale.
5. U analizuan ofertat e ardhura nga kompanitë e ndryshme për shitjen e të drejtave televizive të kualifikimeve për kampionatin botëror “Brazil 2014″.
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Antidoping të përgatitur nga Komisioni Kombëtar Antidoping. U shqyrtua kërkesa e Komitetit Kombëtar Antidoping për njohjen nga ana e FSHF-së së Rregullores Antidoping të përgatitur nga ky komitet, si dhe të disa detyrimeve të tjera që lindin nga kjo njohje. Në parim, FSHF-ja është dakord që ky organ, nëpërmjet Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, të kryejë testet antidoping, por duhen diskutuar disa nene të veçanta, për të cilat FSHF-ja, bazuar në rregullat antidoping të UEFA-s dhe FIFA-s, ka rezervat e veta.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com