Kėngėtarja Beyonce Knowles dhe bashkėshorti i saj Jay-Z-i kanė dhuruar 100 mijė dollarė pėr spitalin “Lenox Hill” nė Nju Jork, nė tė cilėn kėngėtarja ka lindur fėmijėn e saj tė parė mė 7 janar.
Siç bëjnë të ditur mediet amerikane, çifti ka dhuruar këtë shumë parash për këtë spital edhe para se këngëtarja të lindte vajzën.
“Jay Z-i dhe Beyonce kanë dhënë donacion të madh për spitalin para disa muajve, ndërsa ndihma ka qenë mbi 100 mijë dollarë”, ka thënë një burim për medie.
Dhe duket se ky donacion ka bërë që kujdesi ndaj saj të jetë në nivelin më të lartë, derisa dhoma ku ka lindur Beyonce, i ngjante një apartamenti luksoz.