Njė ditė pas rinovimit tė kontratės, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri kthehet tė komentojė ndeshjen ndaj Interit, qė do tė luhet mbrėmjen e sė dielės nė San Siro. Tekniku kuqezi tha pėr mediat italiane se derbi me Interin mund tė rezultojė njė ndeshje kyēe pėr ecurinė e kampionatit.
“Është një derbi që mund të jetë vendimtar për kampionatin, një derbi shumë, shumë i rëndësishëm i ngjashëm me atë të fazës së dytë të vitit të kaluar. Por tani diferenca në pikë mes dy skuadrave është disi më e madhe dhe Interi do kërkojë fitoren për t’u futur në garën për titullin kampion”, tha Allegri.
Edhe trajneri i Interit, Claudio Ranieri vlerësoi rëndësinë e ndeshjes ndaj Milanit. Për teknikun zikaltër, fitorja është e domosdoshme për t’u futur në garën për titull.
“Ndeshjet derbi kanë një rëndësi të vecantë, shpesh dalin nga konteksti i kampionatit. Janë ndeshje të ndjeshme për tifozët, opinionin publik, lojtarët dhe trajnerët. Kemi përgatitur këtë ndeshje duke punuar fort, si gjithmonë dhe duhet të fitojmë për t’u futur në garën për titull”, tha Ranieri.
Interistët duhet të bëjnë në këtë ndeshje pa mesfushorin serb, Dejan Stankovic për shkak të një dëmtimit të lehtë, ndërkohë që në lojë pritet të jetë portieri Julio Cesar. Ndërsa për Milanin do mungojn: Gattuzo i cili sërish probleme me syrin si pasojë e një virusi që ka marrë në Dubai, Aquilani do të mungojë për shkak të një dëmtimi në kaviljen e majtë Derbi i gjen të dyja skuadrat në një formë të mirë, Milani pas 3 fitoreve radhazi ndërsa Interi pas 5 fitoreve radhazi, 3 prej të cilave të arritura në transfertë. Milan-Inter luhet të dielën në orën 20:45.
Allegri rinovon kontratën me Milanin
Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i Milanit edhe për dy vite të tjera. Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian në faqen zyrtare të internetit. Tekniku livornez ka rinovuar kontratën me klubin kuqezi që i skadonte në qershor të vitit 2012 duke e shtyrë deri në qershor të vitit 2014.