Futbollistėt e Mallorcas nuk kanė mundur ta ruajnė rezultatin 1-0 nė favor tė tyre, pasi Real Madrid brenda 13 minutash nga pjesa e dytė arrin ta kthej lojėn dhe tė fitojė 2-1, pėr tė marrė njėkohėsisht 3 pikė tjera mjaftė tė rėndėsishme si mysafirė.
Pjesa e parë nisi mirë për vendasit ata krijuan disa raste shënimi por pas 39 minutash vijnë në epërsi me golin e Hemad. Ndërkohë në pjesën e dytë Mourinho ndryshon mënyrën e lojës ndërsa zëvendësimit që i bëri kishin efekt pasi brenda 13 minutash Higuain dhe Calleon shënojnë për fitoren e Realit. Me këto 3 pika të reja ‘mbretërit’ kanë 46 pikë, 8 më shumë se Barcelona që nesër e zhvillon ndeshjen në shtëpi ndaj Betisit.