Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Rrezikohet marrėveshja, miratohet pa konsensusin e opozitės kalendari i Kuvendit

Rrezikohet marrėveshja, miratohet pa konsensusin e opozitės kalendari i Kuvendit

  Publikuar: 13 Janar 2012, E Premte 11:11:07. E lexuar 85 herė
Rrezikohet marrėveshja, miratohet pa konsensusin e opozitės kalendari i Kuvendit

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Debatet mes opozitės dhe mazhorancės pėr heqjen nga kalendari i ardhshėm i punimeve tė Kuvendit, i projektligjeve tė mbetura dhe kodeve qė kėrkojnė shumicė tė cilėsuar votash, prej 3/5-sh kanė vėnė nė rrezik marrėveshjen e arritur nė fund tė vitit tė shkuar mes pozitės dhe opozitės, pas dy vitesh bojkoti tė reformave tė rėndėsishme nė Kuvend. Nė mbledhjen e parė pėr vitin 2012, Konferenca e Kryetarėve tė Grupeve Parlamentare miratoi pa konsensusin e opozitės kalendarin e ri tė punės.

Kjo erdhi për shkak se Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi gjatë Konferencës me dyer të mbyllura të Kryetarëvem refuzoi përfshirjen në kalendar të projektligjeve të mbetura që kërkojnë 3/5 e votave, duke vënë në rrezik edhe kompromisin e vështirë të arritur mes mazhorancës dhe opozitës me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë, që u shënua në 14 nëntorin e vitit të shkuar pas dy vitesh bojkoti nga opozita të ligjeve të rëndësishëm, që për t’u miratuar në Kuvend kërkonin bashkimin e votave të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Kreu i grupit kuvendor socialist nuk pranoi të bëjë asnjë koment për këtë gjë pas mbylljes së Konferencës së Kryetarëve, e mbajtur këtë enjte në mesditë në Kryesinë e Kuvendit.

Zyra e shtypit e Kuvendit bëri me dije se kalendari i propozuar nga administrata e Kuvendit parashikonte fillimin e punës në komisione parlamentare të shqyrtimit dhe diskutimit të ligjeve të depozituara në Kuvend dhe të kodeve e projektligjeve që kërkojnë 3/5, sipas marrëveshjes së 14 nëntorit 2011, të miratuar nga të gjitha grupet parlamentare. “Në kuadër të diskutimit, Konferenca përcolli me shqetësim kërkesën e Kryetarit të Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi për të hequr nga kalendari pr/ligjet e mbetura që kërkojnë shumicë të cilësuar, si një kërkesë që rrezikon seriozisht implementimin në kohë të marrëveshjes së 14 nëntorit 2011. Me shumicë votash, Konferenca vendosi që këto pr/ligje të mbeten në kalendar dhe të fillohet nga puna në komision për shqyrtimin e tyre, në përputhje me pikën I dhe pikën VII të Vendimit të Konferencës së Kryetarëve, datë 14 nëntor 2011”, thuhet në deklaratën e Kuvendit.

Konferenca e Kryetarëve me shumicë votash përcaktoi si datë të parë të shqyrtimit në seancë plenare të këtyre projektligjeve, datën 2 shkurt 2012, në rendin e ditës së të cilës do të përfshihet shqyrtimi i Kodit civil.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com