Ditėve tė fundit ėshtė vėrejtur qartė pėrpjekje pėr tė sjellur futbollistėt ė ri nė skuadrėn e Shkėndijės. Ofertė serioze tashmė i ėshtė dėrguar edhe futbollistit cilėsor Ertan Demiri, qė pėr sezonin pranveror tė vesh fanellėn Kuq e Zi.
Ky transfer do të ishe transfer i qëlluar nga ana e drejtuesve, pasi që Ertan Demiri njihet si një ndër futbollistët më cilësor shqiptar në Maqedoni, dhe një ndër lojtarët më me përvoj në ligën e futbollit të Maqedonisë.
Bisedimet reth transferimit të tij i zyrtarizoi edhe vet lojtari në fjalë, ku për TeLajmi.com deklaroi se do të ishe një knaqësi e madhe të vesh fanellën Kuq e Zi.
“Është e vërtetë që jemi në bisedime me drejtuesit e klubit reth një transferimi të mundshem, dhe normal si çdo futbollistë shqiptar jam i nderuar që klubi i Shkëndijës ka shprehur dëshirë që të më angazhojnë.Nëse arrijmë që të gjejmë një gjuhë të përbashkët, gjë për të cilën jam optimist, atëherë do të jem shumë i lumtur që do të më jepet mundësia të vesh fanellën Kuq e Zi”, - deklaroi Ertan Demiri për TeLajmi.com. /Besir A./TeLajmi.com/