Video materiali prej rreth 40 sekondash qė u paraqit nė faqet internetit tregon se si katėr ushtarė amerikan urinojnė mbi trupat e tre talebanėve tė vdekur. Incizimi sot shkaktoi reagime tė bujshme nė opinion dhe nė komandėn ushtarake amerikane. Pėr zėdhėnėsin e Pentagonit, pavarėsisht se pėr cilėt ushtarė bėhet fjalė, vepra ėshtė njė akt trishtues. Nga shtabi i marinės thonė se ende nuk e kanė vėrtetuar autenticitetin e materialit dhe prejardhjen e tij, por ai tash mė ka shkaktuar reagime tek banorėt nė Afganistan.
“Vepra e ushtarëve amerikan është një kundërvajtje serioze. Gjithnjë deri sa po bëhen punë të këtilla ne nuk i duam në tokën tonë. Nuk duam ushtri të huaj në vendin tonë”.
Indinjatë nga incizimi tregoi edhe këshilli për marrëdhënie islamike – amerikane, duke e vlerësuar si provokues, si një akt i turpshëm dhe jo moral.
“Nëse vërtetohet se incizimi është autentik, fajtorët duhet të dënohen në pajtim me kodin unik të drejtësisë ushtarake dhe sipas ligjeve relevante amerikane”, theksohet në letrën e këshillit që i është drejtuar sekretarit amerikan të Mbrojtjes Leon Paneta. Ky është vetëm një nga vargu i incidenteve ku marrin pjesë ushtarët amerikan. Të dyshuarit për bashkëpunim me organizatën terroriste Al Kaeda dhe talebanët që kaluan disa muaj në burgjet amerikane në Bagram, në Afganistan pohojnë se vazhdimisht kanë qenë të keqtrajtuar nga ushtarët amerikan.