Qė prej shpalljes sė Pavarėsisė, Kosova ėshtė nė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tu pranuar nė organizmat ndėrkombėtarė tė futbollit, UEFA dhe FIFA. Njė konfirmim mjaft pozitiv, Kosova e ka marrė nga njė prej lojtarėve mė tė mirė nė tė gjithė botėn momentalisht, futbollistin e Barcelonės, Ēavi (Xavi) Hernandes.
Çavi ka firmosur një T Shirt në të cilën është stampuar flamuri i Kosovës, bashkë me nënshkrimin, "Accept Kosovo UEFA and FIFA". Një thirrje për pranimin e Kosovës në dy institucionet më të rëndësishme të futbollit. Çavi ishte kandidat kryesor për të fituar trofeun më të rëndësishëm personal në futboll "Topi i Artë 2011", i cili u mor për të tretën herë rradhazi nga shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi.