Instituti Ndėrkombėtar i Historisė dhe Statistikės sė Futbollit ka shpallur kampionatin mė i mirė pėr vitin 2011. La Liga spanjolle ( e cila transmetohet ne ALSAT-M) gjendet nė krye tė tabelės me 1194 pikė tė marra duke lėnė pas Premier Ligėn Angleze me 1103 pikė. Ndėrkohė qė surpriza ėshtė vendi i tretė i kėsaj renditje ku kampionati brazilian ka mundur tė mbledhė 889 pikė. 5 vendet e para mbyll Liga portugeze dhe ajo franceze, kurse Bundesliga gjermane nuk arrin tė shkojė mė larg se vendi i 6 edhe pse ėshtė renditur para Seria A.
Ky klasifikim aspak i kėnaqshėm pėr futbollin italian ka ardhur si pasojė e rezultateve tė arritura nga skuadrat,nė garat kombėtare dhe ndėrkombėtare. 10 vendet e para pėrfundojė me kampionatin argjentinas nė vendin e 8, atė holandez nė tė 9-tin dhe kilian nė vendin e 10 qė mbyll edhe tabelėn e klasifikimit.
LPFM-ja e 54-ta në botë
Liga më cilësor e futbollit të Maqedonisë, sipas IFFHS-së është e renditur në pozitën e 54 nga gjithsej 122 kampionate kombëtare të botës. Me 326 pikë LPFM-ja e ndanë pozitën e 54 me kampionatet kombëtare të Lituanisë dhe Hungarisë, ndërsa është e renditur para Bullgarisë, Shqipërisë, Estonisë, Moldavisë etj. Para kampionatit tonë vendor janë Singapori dhe Tunizi. Ky institucion publikon renditjen e ligës më të fuqishme që prej vitit 1991 dhe vetëm pak ditë më parë kishte shpallur Pep Guardiolën e Xavin përkatësisht si trajnerin dhe fantazistin më të mirë të vitit 2011