Pas publikimit tė tė dhėnave mbi rejtingjet e partive politike, instituti ‘Pavel Shatev’ kėtė herė ka realizuar njė simulim mandatesh parlamentare, tė cilat eventualisht do tė mund t’i fitonin partitė politike.
Qytetarët duke iu përgjigjur pyetjes ‘Po qe se do të organizoheshin nesër zgjedhje parlamentare për cilën parti do të votonit?’, kanë dhënë këto rezultate: VMRO DPMNE do të fitonte 56 deputetë, LSDM 36, BDI 15, PDSH 8, RDK 3, Të tjerë 2. Ndërkaq po qe se ne zgjedhjet eventuale parlamentare VMRO DPMNE sërish do t’i fitonte 3 deputetët nga diaspora atëherë, numri i deputetëve të kësaj partie do të rritej në 59.