Pastori amerikan, i cili dogji njė kopje tė librit tė shenjtė Kurani mė 20 mars, akuzoi Islamin si pėrgjegjėsin kryesor pėr episodet qė u shėnuan nė Afganistan, pas aktit tė tij provokues, ku mbetėn tė vrarė tė paktėn 16 vetė.
Prifti Teri Jones i bëri thirrje OKB-në dhe forcave amerikane që të ndërhyjnë menjëherë kundër autorëve të incidenteve, duke theksuar se Islami është përgjegjësi kryesor.
“Islami nuk është një fe paqedashëse”, deklaroi nëpërmjet një njoftimi, një grup i vogël kristianësh fanatikë, i cili udhëhiqet nga Jones dhe e ka selinë në Florida.
“Duhet që këta persona dhe këto shtete të marrin përgjegjësitë për gjithë çfarë kanë bërë. Nuk duhet t’i lejojmë më vendet ku dominojnë myslimanët, të shprehin urrejtjen e tyre kundër të krishterëve dhe minoriteteve”, shkruhej në tekst.