Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Shqiptarja, finaliste e Miss New York 2012

Shqiptarja, finaliste e Miss New York 2012

  Publikuar: 11 Janar 2012, E Merkure 12:05:25. E lexuar 131 herė
Shqiptarja, finaliste e Miss New York 2012

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Ajo quhet Nereida Isufi dhe ėshtė zgjedhur si konkurrente finaliste nė Miss New York 2012, qė do tė zhvillohet nė datėn 14 dhe 15 Janar 2012, nė Nju Jork.

E bukur, inteligjente, energjike, bukuroshja shqiptare synon të marrë kurorën e Miss New York 2012, duke patur mundësinë të përfaqësojë shtetin e Nju Jorkut në Miss USA.

Nereida, e lindur në Tiranë dhe me banim prej disa vitesh në Dallas të Texasit, po përjeton ditët më të lumtura në jetën e saj, duke realizuar ëndrrën e saj për t’u ngjitur në skenën e një prej konkurseve më prestigjioze të bukurisë. Talentët shqiptarë tashmë kanë dëshmuar aftësitë dhe profesionalizmin e tyre shpesh herë nëpër botë.

Sferat e përfaqësimit, ku populli shqiptar ka arritur të prezantojë se ka kualitete të larta, mbeten të shumta. Bukuria e vajzave shqiptare është dëshmuar se është triumfuese dhe më e veçanta në shumë konkurse bukurie. E ndër këto është edhe Nereida, që do të marrë pjesë në konkursin kombëtar të bukurisë i organizuar nga Donald Trump, “Miss New York”, vajza që ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në një paradë të shqiptarëve të organizuar në Amerikë.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com