Nė Pavarovo tė Rusisė, pranė Selnechnogorsk dhe Zelenogrand, rreth 37 kilometra larg nga Moska, ekziston njė radiostacion misterioz. Ky radiostacion nuk transmeton as kėngė, as lajme, as informacione etj, por njė sinjal shumė tė ēuditshėm.
Sinjali transmetohet thuajse pa ndalim rreth 24-orėve tė ditės, pasi i vetmi ndalim qė mund tė ketė gjatė ditės, ėshtė ai nga 7:00 deri nė 7:50 GMT, ndoshta pėr arsye shėrbimi apo tė riparimit tė ndonjė defekti.
Ky tingull misterioz, quhet UVB-76. Është në valët e shkurtra dhe transmetohet në frekuencën 4625kHz. Sinjali misterioz i kësaj radioje, është i njohur vetëm qarqet e njerëzve të cilët merren me këtë temë si (The Buzzer) sirenë prodhimi tingulli, pasi ajo prodhon vetëm një tingull monoton i cili përsëritet me 25 tonë në minutë.
Më 16/1/2003 sinjali papritur ndryshoji dhe filloi të transmetoj një sinjal tjetër, në një tonë shumë të lartë dhe më një frekuence më të gjatë, por vitet e fundit tingulli është rikthyer në stadet e tij fillestare. Shpesh herë dëgjohen dhe tinguj të tjerë, akoma dhe bashkëbisedime që vijnë nga një thellësi e madhe, por karakteristikat “zhurma” i mbulon ato. Kështu besohet se tingulli vjen nga aparaturë e cila “zhurmon” gjithë kohën para një mikrofoni.

Disa nga fjalët të cilat janë dëgjuar ndër kohë nga kjo radio misterioze janë: “Dre… në 317… Kujdes! Mesazh nga Rokranen… në 447… Sonte! Mesazh për Vëllezërit në 1100MHz… Aparaturë Mbrojtje Ëndërr-Kujdesisë Jo Përdorshme! Duhet… Bzzzzz në dy Vitet e Ardhshme… Bzzzzz!.
Ky radiostacion, edhe pse është ndërtuar më 1970-ën, sinjali i saj u dallua për herë të parë më 6/9/1982. Gjithashtu, si vendi dhe emri i radiostacionit deri më 1997-ën ishin të panjohura.
Fatkeqësisht, deri më sot askush nuk ka mundur të mësoj synimin kryesor të këtij radiostacioni misterioz. Më të shumtit prej atyre që tentuan të studionin dhe të zbulonin misterin rreth kësaj radioje, si dhe objektin e saj ka ajo kooperon, i cili ruhet nga ushtria, nuk arritën kurrë të mësojnë diçka me interes rreth saj, pasi sa herë që duhet të hynin apo të pyesnin dikë, gjithmonë largoheshin nga rojet dhe agjent e ushtrisë të cilët e ruajnë në turn 24-orësh këtë radiostacion.
Por misteri më i madh, bie mbi ata të cilët arritën të hyjnë fshehurazi në këtë radiostacion për të marrë informacione të ndryshme dhe fotografi, pasi nuk arritën kurrë të kuptojnë asgjë!
Për më tepër rreth misterit të këtij radiostacioni misterioz.