4 miliardė euro pritet qė tė harxhojė Greqia pėr blerje armatimi luftarak pas marrjes sė kėstit tė radhės nga BE-ja. Ky lajm i cili ėshtė zbuluar nga prestigjiozja gjermane “Bild” pritet tė kthehet nė njė skandal nėse rezulton i vėrtetė. Nė njė artikull me titull” Dėshtakėt grekė blejnė avionė luftarakė pėr 4 miliardė euro” shkruhet: “Nė Greqi mbizotėron njė kurs i ashpėr kursimesh pėr tė siguruar para nga BE. Pagesat sociale dhe pagat janė shkurtuar, taksat janė rritur. Por disa politikanė grekė duket se nuk e marrin seriozisht situatėn. Athina kėrkon tė blejė 60 avionė ushtarakė tė rinj pėr 4 miliard euro- sapo nė arkėn e tyre bosh tė vėrshojnė paratė nga BE”
Përvec tyre sipas një liste të gjatë Athina duket se ka ndërmend që sapo të marrë paratë nga BE të shpenzojë çmendurisht për fregata, helikopterë, nëndetëse . Paradoksi përforcohet kur “Bild” thekson një tjetër fakt absurd: Ndonëse është në prag falemintimi ajo është një blerësit më të mëdhenj të armëve në Europë dhe brenda NATO-s vetëm SHBA ia kalon Greqisë për shpenzime të tilla.
Bild nënvizon gjithashtu se nga këto kontrata të majme ata që do të dalin të fituar do të jenë kompanitë e prodhimit të armëve në Gjermani dhe Francë .