Me sa duket, njė javė mė tepėr pushime vlen mė shumė sesa jeta e fėmijės tėnd…
Të paktën kështu mendoi një pedagoge nga Nju Jorku, e cila sajoi vdekjen e vajzës së saj, me qëllim që të zgjasë lejen e saj të pushimeve edhe 7 ditë të tjera.
Joan Barnett, e cila ishte e punësuar në një shkollë të mesme në Manhattan, për të “fituar” një javë më tepër pushime, shpiki vdekjen e të bijës. Ajo tha se e bija vdiq nga një atak në zemër në Kosta Rika.
Kjo nënë e çuditshme nuk u mjaftua me kaq, por falsifikoi edhe një certifikatë vdekjeje për të bijën, me qëllim që t’ua dorëzojë si justifikim eprorëve të saj.
Por një nëpunës i shkollës e krahasoi certifikatën e vdekjes me certifikatat e vërteta të lëshuara nga administrata e Kosta Rikës, dhe vërejti që kishte disa ndryshime të vogla mes dy dokumenteve.
Oficerë të Kosta Rikës informuan punonjësin e shkollës se vendi i tyre lëshon certifikata të ngjashme vdekjeje vetëm në rast se kalojnë 5 vjet nga vdekja e një personi.
Veç kësaj, Barnett i kishte mbyllur biletat ajrore për në Kosta Rika 3 javë para datës që shkruhej në certifikatë.
Kur u zbulua se vajza e saj gëzon shëndet të plotë, nëna 58-vjeçare humbi vendin e punës dhe tani akuzohet për falsifikim dokumentacioni.