Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Pravda: Tre anije kozmike Aliene drejt Tokės

Pravda: Tre anije kozmike Aliene drejt Tokės

  Publikuar: 11 Janar 2012, E Merkure 02:23:55. E lexuar 102 herė
Pravda: Tre anije kozmike Aliene drejt Tokės

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Sipas edicionit online tė gazetės ruse «Pravda», jo vetėm qė konfirmohet ekzistenca e UFO-ve, por theksohet dhe fakti se jashtėtokėsorėt do tė mbėrrijė shumė shpejt nė planetin tonė me� humor tė keq!

 

Më konkretisht, janë “tre disqe gjigande UFO-sh”. Më i madhi prej tyre ka një gjerësi prej 242 km dhe është i shoqëruar nga dy anije të vogla. Sipas gazetës në fjalë, dihet vendndodhja e tyre, si dhe është e sigurt që janë duke udhëtuar në drejtim të planetit Tokë. Është konstatuar se momentalisht ndodhen pas orbitës së Plutonit!

Më e pa besueshme nga të gjitha faktet e paraqitura në reportazhin e gazetës “Pravda”, është se anijet e Alien-ëve janë identifikuar nga NASA përmes programit HAARP, program ky që është marrë me studimin e fenomenit të Aurorës në Polin e Veriut në Alaskë! Ndërkohë, NASA, hesht!

Po sipas gazetës “Pravda”dhe “Demokracia”, të vetmit që reagojnë janë kinezët, të cilët akuzojnë amerikanët për mbulim dhe fshehje faktesh përsa i përket ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe vizitave të tyre në Tokë.

Përsa i përket skeptikëve, gazeta e famshme “Pravda”, arsyeton reportazhin e saj, duke e lidhur atë me “burime të mirë informuar dhe të sigurt, nga programi jo-fitimprurës, i njohur ndërkombëtarisht Hulumtim mbi Ekzistencën e Jetës Jashtëtokësore; SETI (Search for Extraterrestrial Intelligence)”, duke shtuar se tre anijet do të diktohen dhe do të shihen nga teleskopët optikë kur t’i afrohen planetit Mars!

Tani, përsa i përket momentit se “kur” do të ndodhë e keqja, si dhe ardhja e “Mysafirëve të padëshirueshëm”. Sipas “Pravda-s”, kjo përkon me datën e profetizuar të Maya-s, ku sipas kalendarit të tyre kanë përcaktuar ditën e fundit të shkatërrimit të botës, pikërisht më 21 dhjetor 2012.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com