Futbollisti i ri veleshtar, Agon Hani, ėshtė pjesė e kampit “Akademia e Pandevit”, qė kėto ditė zhvillon stėrvitjet dhe pregatitjet nė njė kamp tė specializuar tė futbollistėve tė rinj, nė Negorski banji, pas pėrzgjedhjes qė ėshtė bėrė paraprakisht.
Është i vetmi futbollist nga ky rajon që ka përmbushë kriteret për të qenë pjesë e “Akademisë së Pandevit”, që pas përgatitjeve që do të zhvillohen në Negorski banji, ekipi do të merr pjesë në turneun tradicional e të mirënjohur “Viaregio”, që tradicionalisht mbahet kah mesi i muajit shkurt, ku Agon Hani do të ketë mundësi të tregojë dhe dëshmojë të gjitha afinitetet e tij futbollistike.
Futbollisti 14 vjeçar nga Veleshta e Strugës, Agon Hani, me paraqitjen e tij dhe pjesëmarrjen në kampet verore të futbollistëve të rinj, jo vetëm që ka lënë mbresa të lakmueshme, por është bërë “gjah” për skautët e shumë klubeve të njohura në rang europian.
Paraqitja e tij, me në një turne ndërkombëtar për futbollist të rinj në Hungari, si përforcim i ekipit të “Ohrid 2004”, u ra në sy specialistëve të futbollit të shumë klubeve europiane, që shprehën dëshirë që ky djalosh të vazhdojë karierën në ndonjë nga klubet që shprehën interesim.
Mesfushori i majtë sulmues dhe golashënues i spikatur, verën e kaluar, ishte dy herë pjesë e kampit veror të futbollistëve të rinj në Bern të Zvicrrës, i ftuar nga specialistët e futbollit të klubit Yong Boys, që është një ndër klubet më të vjetra në Europë, (themeluar që më 1898).
Paraprakisht, një vit më parë, ai ka qenë pjesë e kampit veror për futbollist të rinjë, të grupmoshave 12-13 vjeçare në Barcelonë, ku poashtu ka lënë përshtypjet më të mira. Është tifoz i flaktë i Barcelonës dhe dëshira e tij është që një ditë të bëhet pjesë e këtij klubi të madh të superligës spanjole.
Gjatë qëndrimit në të dy kampet e futbollistëve të rinj, ai është seleksionuar nga specialistët ndër pjesëmarrësit më të suksesshëm të kampeve, dhe oferta ka qënë e hapur në të dy rastet. Sidomos nga kampi i ekipit Yong Boys dhe personat që kujdesen për përtrirjen e ekipit, kanë shprehë admirim për talentin dhe shkathtësitë, qasjen ndaj lojës kolektive, si dhe paraqitjen individuale të tijë, duke konsideruar ate edhe si golashënues i spikatur. Aty Agon Hani është testuar në të gjitha aspektet e përgatitjes dhe paraqitjes fizike, taktike dhe teknike me ekipin moshatar, ku edhe ka shpalosur pjesë nga njohuritë e tija nga futbolli, që u kanë pëlqyer zyrtarëve të këtij klubi, të cilët kanë dashur që ai të mbetet pjesë e klubit Yong Boys.
Ishte ky një vlerësim për talentin shqiptar Agon Hani, krahas shumë shqiptarëve të tjerë që kanë arritur suksese në klubet zviceriane, si p.sh.:Valon Behrami , Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Albert Bunjaku, që tashmë janë edhe titullar të kombëtares zviceriane.
Megjithate, Agon Hani, u këthye në Strugë dhe vazhdon stërvitjet dhe angazhimin e tij në Veleshtën e tij dhe “Ohrid 2004”, derisa të mos gjindet zgjidhje përfundimtare për karierën e tij të mëtejme.
Ai nuk fshehë aspiratat e tij, përkundër faktit që me modesti dhe çiltërsi shprehet se ëndrra e tij është Barcelona. Agon Hani, dalëngadalë është duke e hapur rrugën drejtë Barcelonës së tij të dashur.