Nė njė komunikatė tė detajuar tė Ministrisė sė Punėve Publike Transportit dhe kreut tė saj Sokol Olldashi renditen arritjet e kėsaj ministrie pėr vitin 2011 dhe objektivat qė pritet tė pėrmbushen nė vitin 2012.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, ndër investimet kryesore të viti që lamë pas renditen ato në infrastrukturën rrugore, ku thuhet se janë punuar në 452 km rrugë në mbarë vendin, prej të cilave 132 km janë përfunduar dhe janë në process 320 km.
Theksohet se ka nisur puna për ndërtimin e një sërë aksesh të rëndësishmë për
vendim ku veçohet autostrada Tiranë- Elbasan, përkatësisht ndërtimi i tunelit të kësaj autostrade, si dhe ndërtimi i Unazës së Re në Tiranë bashkë me zgjerimin e saj, Rruga Arbërit etj.
Nësohet se gjatë vitin 2011 është investuar në 145 objekte me financim të brendshëm, mevlerë 3,377 miliard lekë dhe në 20 objekte me financim të huaj, me vlerë 4,262 miliard lekë.
Në këtë linjë veçohet fakti se gjatë 2011-ës, kanë përfunduar së ndërtuari 1.138 apartamente për të pastrehët dhe konkretisht, 385 apartanente në Tiranë; 126 në Durrës; 99 në Korcë; 96 në Elbasan dhe 96 në Fier.
Lidhur me Politikat e Strehimit, parashikohet që këtë vit të sigurohet strehimi i 959 familjeve, 859 familje nëpërmjet vënies në eficiencë të banesave sociale me qira, të ndërtuara në 7 bashki dhe 100 familje të tjera nëpërmjet programit të kreditimit të lehtësuar.
Ndërkaq në projkt-buxhetin e vitit 2012 janë parashkikuar të vazhdojë puna në këto akse kryesore:
1- Përfundimi i tunelit Tiranë Elbasan;
2- Vazhdimi i ndërtimit të Autostradës Tiranë –Elbasan;
3-Përfundimi i Autostradës Levan –Tepelenë;
4-Përfundimi i Autostradës Fierë-Vlorë;
5-Përfundimi i By-Pass të Shkozetit , faza e parë;
6-Përfundimi i rrugës Shkodër – Hani i Hotit;
7-Fillimi i ndërtimit të By-Pass të Fierit;
8-Përfundimi i Nyjes së Vlorës;
9- Ndërtim Rruga Qukes – Q.Plloce loti2
10-Ndertim Tepelene- Permet-Carshove Loti1
11- Ndërtimi i Urës së Matit;
11-Boshti i Jugut, segmenti Otllak-Kozarë;
12-Lushnje- Berat
13.Përfundimi i tunelit të Ujit të Ftohtë, Vlorë.
2.Ujësjellës – Kanalizime