Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

AK: Tirana zyrtare tė reagojė, Maqedonia inkuizicion ndaj shqiptarėve

AK: Tirana zyrtare tė reagojė, Maqedonia inkuizicion ndaj shqiptarėve

  Publikuar: 10 Janar 2012, e Marte 15:10:18. E lexuar 107 herė
AK: Tirana zyrtare tė reagojė, Maqedonia inkuizicion ndaj shqiptarėve

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Aleanca KuqeZi dėnon paditė penale tė ngritura ndaj dy aktivistėve tė saj nė Maqedoni, Rinor Slloga dhe Petrit Ibrahimi, tė cilėt akuzohen pėr nxitje tė urrejtjes ndėretnike, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Dy aktivistët e AK-së u arrestuan pak ditë më parë pasi në 28 Nëntor të vitit 2011 vizatuan në një mur në hyrje të Tetovës në Maqedoni, sloganin e Aleancës Kuqezi “Një gjuhë, një komb”.

Aleanca KuqeZi i cilëson dy paditë e ngritura nga Gjykata Themelore e Tetovës si një kërcënim të hapur ndaj dinjitetit kombëtar dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët nuk janë minoritet, por komb, që jetojnë në trojet e veta.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje Gjykatës Themelore të Tetovës të shfuqizojë sa më parë këto padi penale ndaj Rinor Sllogës dhe Petrit Ibrahimit dhe të nisë të hetojë mbi sloganet raciste të tifozëve të ekipeve maqedonase, të cilët kanë thirrur: “Shqiptarët duhet të vdesin”.

Kjo aleancë i siguron aktivistët e saj se nuk do të rrijë duarkryq ndaj racizmit zyrtar të shtetit, ku jetojnë 800 mijë shqiptarë.

AK garanton respektimin e të drejtave të njeriut në bazë të ligjeve ndërkombëtare në fuqi, dhe i bën thirrje shtetit shqiptar të respektojë Kushtetutën e Republikës, e cila garanton mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufijve.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje Tiranës zyrtare të reagojë kundrejt këtyre akteve të shëmtuara dhe shoviniste të strukturave sllave në rajon dhe të mbrojë me çdo kusht bashkëkombasit në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Luginën e Preshevës.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com