Ndoshta ėshtė shumė shpejt pėr tu shqetėsuar pėr njė pushtim nga alienėt, por njė njeri me emrin Kyle nė Amerikė pretendon se ai dhe e shoqja e tij kanė parė njė top tė ēuditshėm tė zi i cili lėvizte nė qiell, raportohet nė rrjetin Mutual UFO Network.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, burri i cili nuk u identifikua tha në raportimin e tij se, “Gruaja ime, unë dhe djali sapo kishim dalë nga një pikë karburanti, por sapo dolëm në rrugë, vura re diçka të pazakontë në qiell, pashë një top të zi që rrinte pezull në qiell, dhe mu duk si UFO. Nga këndvështrimi im, ishte në të njëjtin drejtim me Hënën. Pyeta time shoqe, Çfarë është”. I tërhoqa vëmendjen dhe ajo tha, “Çfarë?”, duke më parë mua. Iu përgjigja, “Shiko atje lart, e shikon atë topin e zi?” dhe ajo mu përgjigj se e shikonte. Më tej shtova, “Çfarë është ajo, qëndron pezull në ajër”. U ktheva me qetësi që të merrja smartphonin nga kroskoti i makinës, por kur u ktheva pas, objekti ishte zhdukur. Pas kësaj ime shoqe e futi djalin tonë brenda...por unë qëndrova jashtë duke u përpjekur që ta gjeja atë. U rrotullova 360 gradë, por objekti nuk dukej askund. Duke u kthyer pashë një avion i cili dukej se kishte pas vete një parashutë që ndiqte të njëjtin drejtim me avionin, e vëzhgova sërish dhe ai u shfaq përpara meje, pastaj u zhduk befasisht”, raporton haysfreepress.com.
Në foto është pamja e raportuar nga një qytetar me emrin Kyle i cili jep këtë imazh për të treguar siç pretendon ai UFO-n e shfaqur si top i zi në qiell.