Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

RDK kėrkon pėrgjegjėsi nga BDI pėr dėshtimin nė Kulturė

RDK kėrkon pėrgjegjėsi nga BDI pėr dėshtimin nė Kulturė

  Publikuar: 09 Janar 2012, E Hene 11:53:39. E lexuar 99 herė
RDK kėrkon pėrgjegjėsi nga BDI pėr dėshtimin nė Kulturė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

RDK ka kėrkuar qė pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme tė partisė shqiptare nė pushtet, nė radhė kėrkohet dorėheqja e sekretarit shtetėror nė Ministrinė e Kulturės, Muzafer Bislimi.

"Me pompozitetin më të madh nga ana e kryeministrit dhe funksionarëve tjerë të VMRO-së, u përurua këto ditë Porta triumfale. Partia pjesëmarrëse në pushtet BDI-ja, mungoi në këtë eveniment, por ngeli  enigmatike për opinionin nëse  fare nuk ishin të ftuar nga ana e kryeministrit, me mesazhin se ajo është portë ekskluzive e maqedonasve në kryeqendrën e dikurshme dardane ku sot jetojnë mbi 200.000 mijë shqiptarë. BDI-ja nuk dha ndonjë përgjigje të qartë nëse e bojkotuan këtë eveniment nënçmues për shqiptarët, apo partneri i tyre i koalicionit i shpërfilli ata duke i parë si të papërshtatshëm", thekson zyra e RDK-së. 

Sipas kësaj partie, në kohë kur kultura shqiptare vuan mjerimin më të madh nga mospasja e fondeve të mjaftueshme për zhvillimin e evenimenteve dhe shënimin e datave të çmuara për historinë shqiptare, në kohë kur ato pak institucione kulturore që kanë shqiptarët në Maqedoni dhe të cilat nga shkaku i neglizhencës absurde nga ana e ministres së kulturës, ndodhen në gjendje të mjerueshme duke mos pasur mundësi t'i realizojnë as aktivitetet e rëndomta rrjedhëse, në kohë kur për librin shqip dhe çdo aktivitetet tjetër që ka të bëjë me kulturën shqiptare, Kjo Ministri nuk ndan asnjë cent, ndodh e papritura  e radhës  së bashku me nënçmimin e radhës që i bëhet tërë popullit shqiptar në Maqedoni.

"Papritur dhe pakujtuar, kryeministri Gruevski  në hapjen solemne të portës me të gjitha elementet antishqiptare, ai publikisht del dhe falënderon funksionarin e BDI-së, njëherit sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës si bartës i projektit famëkeq “Shkupi 2014”. E pyesim funksionarin e BDI-së pranë kësaj ministrie, së bashku me partinë e tij, se  me çka i meritoi ai falënderimet nga i pari i Qeverisë për projektin në fjalë. Mos vallë mungesa e çdo elementi shqiptar në këtë portë në qytetin ku jeton edhe ai vetë, apo ndoshta heshtja e tij dhe e partisë  së tij përballë shumë projekteve antishqiptare nga sfera e kulturës, kontribuuan që ai të “nderohet“ me falënderimet publike nga ana e kryeministrit. Ngel enigmatike për BDI-në dhe funksionarët e saj, se ku janë 25% e investimeve kapitale për kulturën shqiptare në projektin “Shkupi 2014” duke përfshirë edhe portën triumfale të VMRO-së e cila ekuilibrohet me 0% parà për kulturën shqiptare, në një projekt i cili peshon jo më pak se 300 milion euro.  Në veçanti, është shumë konkrete përgjegjësia e funksionarit shqiptar i cili me profesion është historian dhe duke qenë “ekspert politik”, bie dakord me investime kapitale vetëm në kulturën maqedonase. Derisa ai të merret vesh me bashkëpartiakët e tij se si të prononcohet për këtë ofendim që iu bë atij personalisht dhe shqiptarëve të Maqedonisë në përgjithësi, në mënyrë që mos ta hidhërojnë shumë partnerin e tyre bashkëqeverisës, Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon që sekretari shtetëror Muzafer Bislimi, menjëherë të jep dorëheqje nga posti sekretar shtetëror pranë kësaj ministrie,  bartëse e shumë projekteve antishqiptare", theksohet në fund të komunikatës së RDK-së.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com