Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Qeveria “Berisha”, miliona lekė pėr shtrėngime duarsh me zyrtarėt amerikanė

Qeveria “Berisha”, miliona lekė pėr shtrėngime duarsh me zyrtarėt amerikanė

  Publikuar: 09 Janar 2012, E Hene 11:24:10. E lexuar 79 herė
Qeveria “Berisha”, miliona lekė pėr shtrėngime duarsh me zyrtarėt amerikanė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Partia Demokratike dhe qeveria shqiptare kanė shpenzuar miliona lekė pėr tė mundėsuar thjesht takime dhe shtrėngime duarsh me zyrtarė amerikanė. Partia nė pushtet rezulton se ka nėnshkruar disa herė kontrata me kompani amerikane nė fushėn e lobimit pėr tė “blerė” qėndrimin pozitiv amerikan ndaj reformave tė qeverisė dhe situatės politike nė vend.

Takimet për realizimin e të cilave është shpenzuar para janë shitur më pas në Shqipëri si suksese të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe si mbështetje për reformat e ndërmarra. Pavarësisht se në logjikën amerikane të funksionimit të politikës diçka e tillë nuk përbën problem mbetet enigmë se nga i gjen paratë Partia Demokratike për të shpenzuar miliona për lobim. Agjencia “Lajmifundit” disponon të dhënat për kompaninë “BKSH & Associates” që është kontraktuar nga Partia Demokratike për konsulencë politike në vitin 2009 dhe ka kryer lobim për një periudhë gjashtë mujore që përfundonte qershorin e vitit 2009 kur dhe ishin përcaktuar zgjedhjet parlamentare.

Në kontratën e firmosur me përfaqësuesit e Partisë Demokratike huhet se kompania garanton konsulencë strategjike dhe avokati për procesin e hyrjes në NATO dhe sa i takon çështjeve të politikës së jashtme ndërsa përcaktohet se “kompania merr përsipër edhe ndërmjetësimin për realizimin e takimeve mes përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me anëtarë të Kongresit, stafin e kongresistëve dhe zyrtarë të qeverisë amerikane”. Vlera e kësaj kontrate është deklaruar zyrtarisht në shumën 120 mijë dollarë. Për ta patur më të qartë se për çfarë i ka përdorur kompania amerikane paratë e marra nga partia në pushtet vlen deklarimi i vet “BKSH & Associates” që ka realizuar 18 kontakte për llogari të Partisë Demokratike.

Në 14 janar 2009 kompania telefononte senatorin Richard Lugar për ta ftuar të merrte pjesë në një darkë me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Në 2 shkurt kryhet sërish një telefonatë për të mundësuar një tjetër darkë mes senatorit Lindsay Graham dhe kryeministrit Berisha. Në të njëjtën ditë janë kryer dy telefonata të tjera me senatorin John McCain për të mundësuar një takim me kryeministrin shqiptar. Në 4 shkurt telefonohet sërish McCain dhe senatori tjetër Richard Burr. Në 11 dhe 12 mars kompania amerikane ka dërguar një e-mail ambasadorit amerikan në NATO duke lobuar për çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë. Më 17 dhe 20 prill kompania amerikane ka ndërmjetësuar takimet e kryeparlamentares Jozefina Topalli me zyrtarë amerikanë. “BKSH &Associates” ka dërguar e-maile kongresmenit Dan Burton, komitetit për politikën e jashtme, kongresmenit Elliot Engel, komitetit për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, kongresmenit Robert Wexler e Dan Burton sërish për të mundësuar takime me kryeparlamentaren shqiptare.

Sipas informacioneve që disponon agjencia “Lajmifundit” e njëjta logjikë e pagesave të majme për takime dhe shtrëngime duash është përdorur edhe me të tjera kontrata të kripura, të firmosura herë në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe herë tjetër në emër të Partisë Demokratike.

Një nga kontratat më të bujshme të qeverisë shqiptare është padyshim ajo e vitit 2007 me kompaninë e Tom Ridge, “Ridge Global, LLC”. Lobimi me anëtarë të Kongresit për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për përmbushjen e kritereve të NATO-s dhe BE-së ashtu sikurse dhënia e këshillave të çështjet e sigurisë kombëtare dhe anëtarësimit në NATO i kushtoi taksapaguesve shqiptarë nga fondi i buxhetit të shtetit 479,973  dollarë për një periudhë një vjeçare.

Në vitin 2010 rezulton se qeveria shqiptare ka firmosur kontratën me “Patton Boggs” me vlerë 275,000 dollarë për një periudhë prej gjashtë muajsh e me përfundim në 31 dhjetor 2010. Objekti i lobimit është këshillat me Kongresin dhe administratën amerikane, kontaktet me anëtarë të kongresit, zyrtarë të qeverisë amerikane dhe biznesmenë amerikanë për të diskutuar për çështjet e Ballkanit Perëndimor, programet e Shqipërisë, tregtinë, ndihmat dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Demokratët e kanë deklaruar vet në KQZ shpenzimin e 340 mijë eurove në bazë të kontratës me kompaninë irlandezo-Amerikane Q4 Public Relations and Penn, Schoen and Berland
Associates, konsulencë dhe shërbim lidhur me fushatën zgjedhore 2009.

Në vitin 2011 qeveria shqiptare firmosi kontratë me “Podesta Group” me vlerë monetare 60 000 USD muaj dhe me afat 12 mujor. Shuma totale e shpenzuar nga qeveria në këtë rast shkon në 720 mijë dollarë.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com