Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Rasmussen: NATO, nė Kosovė deri sa tė jetė e nevojshme

Rasmussen: NATO, nė Kosovė deri sa tė jetė e nevojshme

  Publikuar: 09 Janar 2012, E Hene 11:05:19. E lexuar 75 herė
Rasmussen: NATO, nė Kosovė deri sa tė jetė e nevojshme

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

NOA - NATO-ja ka pasur njė vit tė vėshtirė dhe tė ngjeshur gjatė 2011 dhe, si parashikon sekretari i saj i pėrgjithshėm Anders Fogh Rasmussen, e pret njė vit i ngjeshur edhe nė vitin qė posa kemi hyrė. Samiti nė Chicago, transformimi gradual i kompetencave nė Afganistan, lufta kundėr terrorizmit dhe shumė sfida tė tjera. Kosova po ashtu mbetet sfidė pėr NATO-n.

Të përballur me nevojën për zvogëlimin e shpenzimeve shumë anëtarë të NATO-s duan të zvogëlojnë edhe kontributin në misionin në Kosovë. Por situata në terren në pjesën e dytë të vitit të shkuar, kur shkallëzoi dhuna në veri, shërbeu si vërejtje se NATO-ja duhet të pres me vendimet për zvogëlim të pranisë në Kosovë. Në një intervistë me shkrim për “Kohën Ditore”, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, siguron se NATO-ja do të marrë parasysh situatën në terren para çfarëdo vendimi për ndryshim të pranisë së saj në Kosovë dhe se do të mbetet në Kosovë aq sa do të jetë e nevojshme.

Ai në këtë intervistë flet edhe për situatën në veri, për nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike dhe insiston se Aleatët dhe partnerët, me gjithë dallimet rreth statusit të Kosovës, janë të përkushtuar që të ndërtohet një Kosovë stabile dhe e qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj.

Po ashtu Rasmussen i tha gazetës se liria e lëvizjes për KFOR-in, sikur edhe për të gjithë aktorët e tjerë dhe individët në Kosovë nuk është e negociueshme. KFOR-i ka menaxhuar situatën në terren në pjesën veriore në një mënyrë të matur, në përputhje me mandatin tonë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me kujdes, vendosmëri dhe paanshmëri.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com