Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Po kthehej nė shtėpi, njė UFO Trekėndor ndjek automjetin e tij

Po kthehej nė shtėpi, njė UFO Trekėndor ndjek automjetin e tij

  Publikuar: 09 Janar 2012, E Hene 01:51:19. E lexuar 110 herė
Po kthehej nė shtėpi, njė UFO Trekėndor ndjek automjetin e tij

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Connecticut, 8 janar 2012, NOA � Duke udhėtuar pėr nė veri tė rrugės 49 tė qytetit, njė banor i rajonit tė Konektikatit (Connecticut) nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės thotė se u befasua kur pa njė dritė nė formė trekėndore, qė lėvizte nė ajėr nė njė lartėsi tė ulėt dhe me shpejtėsi tė lartė.

Objekti i shndritshëm në formë trekëndëshi ndoqi lëvizjen e makinës së tij dhe drita e fortë u pasqyrua në rrugë gjatë lëvizjes së makinës.

Ngjarja e rrallë ndodhi natën e 6 janarit 2012 në një zonë të thellë bujqësore të Konektikatit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Banori i zonës e rrëfeu imazhin e UFO-s Trekëndor në faqen online MUFON.

Ai tregon se po kthehej për në shtëpi pas punës dhe nata kur ndodhi mirazhi para syve të tij ishte e kthjellët.

Ai rrëfen se “Unë po ngisja makinën kur vura re një si avion trekëndor tejet të shndritshëm, me ngjyrë blu dhe të bardhë që lëvizte në ajër para makinës sime. Kishte afërsisht ngjyrën e një drite halogjene”, tha ai i befasuar nga pamja e rrallë.

“Objekti i shndritshëm u shfaq befas para syve të mi, dhe fluturonte ulët e me shpejtësi të madhe. Drita erdhi nga lindja mbi horizont dhe shkonte drejt perëndimit. Ajo u bë e ndritshme dhe ndryshoi shumë shpesh ngjyrë deri sa u ngjit mbi kryet e mia dhe vijoi rrugën lart në qiell. Po shihja me vëmendje që të kuptoja se ç’ishte, por në perëndim ajo nuk dukej më. Sakaq, drita e rrallë ishte zhdukur krejt, ndërsa rruga përpara meje ndriçohej nga dritat e zonës”, thotë dëshmitari.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com