Nga dita e shtunė Wolfsburgu i Ferhan Hasanit ka nisur fazėn pėrgatitore tė dimrit nė Dubai tė Emirateve tė Bashkuara Arabe, ku do tė qėndroj deri mė 17 e kėtij muaji.
Në Dubai, skuadra gjermane ka gjetur kushte ideale dhe një klimë të mirë për trajnime. Gjithashtu është një mundësi e mirë për Ferhan Hasanin i cili tashmë ka filluar të përshtatet në ambientin e ri, mirëpo i duhet ende punë për tu përfshirë sa më shpejtë që është e mundur në ekipin e parë.
Në Dubai, Wolfsburgu do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, të parën të martën kundër Al Jazira Club në Abu Dabi, kurse ndeshjen tjetër përgatitore do ta kenë me 15 janar kundër FC Bunyodkor, kampion nga Uzbekistani. Dhe në këto dyja ndeshje testuese pritet që trajneri Felix Magath t’i jap rastin mesfushorit shqiptar të bëj debutimin e parë në fanellën e “ujqëve”. Ai tashmë do të mbajë bluzën me numër 43 tek Wolfsburg.
Gjysma e dytë e kampionatit të futbollit gjerman nis me 21 janar, kurse Wolfsburgu në fushë të vet do të përballet me FC Köln. Ferhan Hasani gjatë muajit dhjetor bëri transfer nga skuadra tetovare e Shkëndijës në skuadrën gjermane e cila garon në Bundesligë, Wolfsburg, me të cilën nënshkroi marrëveshje trevjeçare, ndërsa në stërvitje iu bashkua në ditët e para të vitit të ri.