Tuna Sejdiu definitivisht ka vendosur tė spastrohet nga ēdo gjė qė ka tė bėjė me martesėn e saj, tė cilėn e realizoi njė vit mė parė.
Tashmë që është deklaruar si ‘’single lady’’, këngëtarja e njohur ka vendosur të bëjë një hap edhe më të madh, duke larguar nga shtëpia e saj tri vellot e bardha, të cilat i kishte porositur enkas për natën e celebrimit me atë që tashmë është ish-bashkëshorti i saj, Rilind Reka. Për të mos i shkuar huq mundi, këngëtarja këto tri vello të bardha, të cilat i kishte porositur në Milano, Prishtinë dhe Tiranë, i ka hedhur në shitje dhe shuma e cila do të grumbullohet nga shitja e vellove do të shkojë si donacion për qëllime humanitare. Për të qenë më speciale atë natë, Tuna kishte udhëtuar deri në Milano për të zgjedhur vellon e saj nga një dizajner shumë i famshëm italian, por duke mos anashkaluar edhe “Geraldina sposa” nga Tirana dhe stilistin Valdrin Sahiti nga Prishtina. Të tri vellot e këngëtares kanë kushtuar shumë shtrenjtë, dhe pritet të shihet nëse do të shiten me çmim po aq të lartë sa i ka blerë këngëtarja.