Cila ėshtė vajza me tė cilėn ėshtė lidhur aktori i njohur, Blerim Destani? Deri mė tani jeta e tij private ka qenė shumė nė mister pėr shkak se mediat e kanė pėrfolur pėr lidhje me shumė femra, tė njohura e tė panjohura, por qė aktori nuk pranuar publikisht asnjėrėn prej tyre dhe vazhdon tė pretendojė se ėshtė ende‘’single’’.
Por me sa duket, deklaratat e tij për jetën private duhet t’i marrim pak me rezervë. Për festat e fundvitit, aktori i njohur ka qëndruar në Nju Jork dhe nuk ka qenë i vetëm, pasi në shoqëri të tij kanë qenë një mik i aktorit si dhe vajza e cila kishte udhëtuar nga Prishtina për të shoqëruar aktorin e njohur.
Quhet Adriana Daci, është nga Prishtina, por jeton në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fotoja të cilën e kemi siguruar, flet më shumë, dhe këtë radhë nuk besojmë se aktori do ta mohojë si lidhje, pasi miqtë nuk mund të kenë kaq intimitet si në këtë foto.
Adriana shihet e shoqëruar nga Afërdita Dreshaj si dhe këngëtarja Liria Dedvukaj, së bashku me Blerimin dhe Ilirian Avdiun, mikun e aktorit Destani. Kjo foto është realizuar gjatë festave në Nju Jork.