Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Ardian Cuculi drejt Ukrainės!!!

Ardian Cuculi drejt Ukrainės!!!

  Publikuar: 08 Janar 2012, E Dielle 21:29:48. E lexuar 887 herė
Ardian Cuculi drejt Ukrainės!!!

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kampioni i Maqedonis ėshtė duke pėrjetuar ditė tė vėshtira pas largimeve tė lojtarėve tė cilėt sezonin e kaluar dėrguan skuadrėn nė majėn e futbollit vendas.

Dita ditës po rrihet interesimi nga ana e manaxherëve për të transferuar lojtarët e Shkëndijës nëpër klube tjera evropiane. Pas largimit të Ferhan Hasanit, Mensur Kurtishit si dhe mundësia e lartë për largimin e Izair Eminit, kësaj radhe interesim ka edhe për mbrojtësin Ardian Cuculi.

Siç mësojmë nga disa burime, për Ardian Cuculin janë të interesuara disa klube evropiane, por interesim serioz  ka shprehur një klub nga Ukraina, të cilët edhe kanë dërguar ofertë nëpërmjet menaxherëve. Në lidhje me këtë transferë ende nuk ka deklarata zyrtare, por mendohet se janë gjasat e mëdhaja që Ardian Cuculi të vazhdojë karrierën në Ukrainë.

Në një deklaratë të dhënë për redaksinë tonë, Cuculi ka cekur se nuk do të kishe ndërruar Shkëndijën për ndonjë klub tjetër në Maqedoni dhe se është shumë i kënaqur nga Shkëndija , Tetova dhe Ballistët. “Normal që çdo lojtarë ka në ëndër të luaj në ndonjë skuadër Evropiane, sa për merkaton dimërore ende është herët me fol, por ka disa oferta nga klube evropiane, dhe ndoshta nëse arrihet ndonjë marrëveshje mund të transferohem, por sa i përket klubeve tjera në Maqedoni, nuk do ta kisha ndëruar Shkëndijën për to, pasi që në Shkëndijë jamë shumë i lumtur. Shfrytëzoj rastin që edhe Ballistëve tju falemenderohem për përkrahjen të cilën ma kanë dhënë”,- deklaroi Cuculi për redaksinë e TeLajmi.com

Në lidhje me këtë ofertë pritet që ditët në vijim të ketë diçka më konkrete, ku do të dihet saktë, se a do të vazhdojë karrierën në ndonjë klub evropian , apo do të ngelë në Shkëndijë. /TeLajmi.com/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com