Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

FERHAN HASANI SPORTISTI SHQIPTAR I VITIT 2011

FERHAN HASANI SPORTISTI SHQIPTAR I VITIT 2011

  Publikuar: 07 Janar 2012, E Shtune 02:39:50. E lexuar 397 herė
FERHAN HASANI SPORTISTI SHQIPTAR I VITIT 2011

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Futbollisti Ferhan Hasani ėshtė shpallur sportisti mė i mirė i vitit 2011 nė Maqedoni, nė manifestimin e mbrėmshėm tė organizuar nė Tetovė nga Klubi i Atletikės Studenti, Komunat e Tetovės dhe Gostivarit si dhe Liga shqiptare e futbollit nė Austri. Sportisti mė i mirė nė diasporė u zgjodh boksieri Nuri Seferi, Gentiana Roēi mori ēmimin e mė tė mirit nė konkurencė tė femrave, skuadra mė e suksesshme shqiptare nė Maqedoni pėr vitin qė e lamė pas u shpall Klubi i Volejbollit Shkėndija, ndėrsa ekipi mė i suksesshėm nė kategori tė juniorėve ishte KF Renova.

Viti i shkëlqyeshëm me Shkëndijën e Tetovës dhe transferimi në ekipin gjerman të Ëolfsburgut, Ferhan Hasanit i kanë sjellë Çmimin ‘Sportisti më i mirë shqiptar në Maqedoni’, për vitin 2011. Për herë të dytë me rradhë në Tetovë, Klubi i Atletikës Studenti, Komunat e Tetovës dhe Gostivarit si dhe Liga shqiptare e futbollit në Austri organizuan manifestimin vjetor në të cilin shpallën sportistët më të suksesshëm për vitin që lam pas. Hasani me plot meritë u shpall sportisti i vitit, pas para se të transferohej në Gjermani, me Shkëndijën e Tetovës fitoi titullin e kampionit dhe Super Kupën, ndërsa nga FFM-ja u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit. Çmimi i ‘Sportistit më të mirë shqiptar në diasporë’, në konkurencë të ngushtë me futbollistët Blerim Xhemaili e Agim Ibrahimi, ka shkuar në duart e boksierit Nuri Seferi.  ‘Është një motivim i madh jo vetëm për mua por për të gjithë sportistët anë e mbanë botës. Me të vërtetë është një krenari. Përshëndet organizatorët dhe dua t’i admiroj për punën e madhe që bëjnë dhe që dijnë t’i vlerësojnë të gjithë sportistët shqiptar, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në gjithë diasporën. Ky është një motivim i madh për të gjithë sportistët që të vazhdojnë me sukseset e tyre‘, deklaroi boksieri Nuri Seferi.


Në konkurencë të femrave, sportiste e vitit u zgjodh futbollistja Gentiana Roçi e cila është transferuar në Barcelonë, ndërsa sportisti më i mirë i ri është zgjedhur karateisti Shaban Murtishi. Skuadra më e suksesshme shqiptare në Maqedoni për vitin që e lamë pas u shpall Klubi i Volejbollit Shkëndija, ndërsa ekipi më i suksesshëm në kategori të juniorëve ishte KF Renova. Në konkurencë të trajnerëve, në mesin e 10-të të nominuarave, me plotë meritë u veçuan Qatip Osmani që drejtoi KF Shkëndijën në titullin e kampionit dhe Super Kupës si dhe Durim Luma, i cili me KV Shkëndijën fitoi kampionatin, kupën, dhe Super Kupën Mbarëkombëtare.

Ndërkohë, organizatorët vlerësuan me mirënjohje mediat, mes tyre televizionin ALSAT për kontributin në pasqyrimin e lajmeve nga bota e sportit, dhe shpallën si gazetarin më të mirë të sportit, Faton Zylbeharin, po nga televizioni ALSAT. Organizatorët ndanë edhe shumë mirënjohje të tjera për sportistë të rinjë të shkollave fillorë, referë më të mirë, puntorë sportiv, ndërsa me mirënjohje post mortum u respektuan të ndjerët Sali Hazari, Uran Umeri, Naser Ismaili dhe Xhemaludin Abazi.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com