ulmuesi kampionit nė fuqi, Hysit, Mentor Zhdrella ėshtė shpallur futbollisti mė i mirė pėr vitin 2011.
ederata e Futbollit të Kosovës (FFK), të premten mbrëma në Hotel “Emerald”, ka bërë shpalljen e dhjetë laureatëve më të mirë për vitin që tashmë e kemi lenë pas.
Në këtë eveniment sportive i pari për vitin 2012, përveç krerëve të FFK-së, trajnerëve, futbollistëve, zyrtareve të asosacioneve sportive, merrnin pjesë edhe njerëz të jetës politike.
Ndërkohë këtë ngjarje sportive më madhështore e bëri pjesëmarrja e ish-futbollistit të gjeneratës së artë të KF Prishtina, malazezi Zoran Batroviq.
Përzgjedhjen e më të mirëve për vitin 2011e kanë bërë trajnerët e elitës së futbollit tonë, të cilët më 104 pikë zgjodhën Zhdrellën më të mirin për vitin që tashmë ka ikur.
“Jam i lumtur që kam fituar këtë çmim. Besoj se ky nuk do të jetë çmimin im i fundit, sepse shpresoj se edhe në të ardhmen mund ta fitoj sërish këtë epitet”, ka thënë Zhdrella, i cili për të tretën herë radhazi fiton epitetin e futbollistit më të mirë të vitit.
Ndërkaq klubi më i suksesshëm është zgjedhur KF Hysi. Trajneri më i mirë u shpall ish-trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi. Gjyqtari më i mirë u zgjodh Kreshnik Vula. Epiteti i golashënuesit më të mirë i takoi mesfushorit të Drenicës, Taulant Dajaku, i cili ka shënuar 18 gola. Kurse portieri më i mirë u zgjodh Artan Latifi (Drita).