Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Milionat e koncerteve ēojnė nė “luftė” Elvanėn me Dafinėn

Milionat e koncerteve ēojnė nė “luftė” Elvanėn me Dafinėn

  Publikuar: 06 Janar 2012, E Premte 15:46:53. E lexuar 111 herė
Milionat e koncerteve ēojnė nė “luftė” Elvanėn me Dafinėn

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Lufta pėr ekskluzivitet nė tregun muzikor, si dhe rivaliteti i egėr mes artistėve ėshtė ajo pjesė qė publiku nuk ka mundėsinė ta shohė, pasi gjithēka ndodh nė prapaskenė. Duket se kėngėtaret e suksesshme nuk janė aq tė lumtura sa duken, sidomos kur vjen puna pėr konkurrencė dhe pėr milionat e parave tė koncerteve qė mund t’ua rrėmbejė tjetra.

Dueli më i fundit i këngëtareve, që duan me çdo kusht të rrëzojnë njëra-tjetrën, është ai mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit. “Lufta” e ashpër mes dy këngëtareve ka nisur këto ditë për shkak të popullaritetit dhe xhelozisë që këngëtaret kanë për njëra-tjetrën. Meqë tashmë Elvana është shumë e njohur në Kosovë, Dafina pretendon të pushtojë tregun muzikor në Shqipëri, duke i dhënë ekskluzivitetin e klipeve të reja pikërisht në Tiranë dhe në asnjë televizion të Kosovës.

Ndërkohë, si kundëpërgjigje Elvana përgatit një superklip të ri. Por kjo “luftë” për të dominuar në muzikë, shkon më shumë sesa kaq. Sidomos nga prishja e miqësisë së Dafinës me “Baba stars”, dy vajzat nuk takohen më, pasi çdo takim, qoftë edhe i rastësishëm, përfundon me sherr mes tyre.

Aq shumë urrehen me njëra-tjetrën, sa tashmë këtë punë ua kanë lënë në dorë fansave, të cilët në koncerte të ndryshme në Kosovë apo Shqipëri shfaqen me pankarta apo thirrje fyese kundër tyre.

Gjithë problemi qëndron te koncertet, ambicies se cila prej tyre do të arrijë të “kapë” më shumë koncerte në vit, që për të dyja këngëtaret që e kanë një koncert (2 500 euro) përkthehet në miliona para. Ndërkohë që pas ndarjes nga Krenar Cokaj dhe ndërprerjes së bashkëpunimit e miqësisë me ish-menaxherin e saj dhe “Baba Stars”, duket se Dafina tashmë i ka të paktë miqtë artistë. /albeu.com/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com